Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kurtit i ka mbetur veç arroganca”, Mustafa: Me këtë logjikë përçarëse nuk mund të ecim bashkë

24/06/2025 - 16:08
në Lajme
A A
Mustafa: Injorojeni propagandën, qëndrimi i LDK’së është që ura duhet të hapet – bindini ushtarët e NATO’s
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa konsideron se deklaratat e fundit publike të kryeministrit në detyrë, që sfidon opozitën “të provojë ta rrëzojë në Kuvend”, nuk janë shenjë force, por dëshmi e arrogancës dhe degradimit politik që ka kapluar qeverisjen aktuale.

Ai pohon se Kurti nuk e ka më as shumicën parlamentare, as legjitimitetin politik dhe as mbështetjen qytetare.

Sipas Mustafës, ajo që i ka mbetur Kurtit është vetëm arroganca.

“Në vend të reflektimit për dëmin që i shkaktuar vendit dhe qytetarëve në katër vjet, ai zgjedh të sfidojë, fyejë dhe provokojë si të ishte në kopsht fëmijësh e jo në institucionin më të lartë të Republikës sonë parlamentare. Rikujtojmë se me këtë stil qeverisës nuk mund të ndërtohet as shtet, as mirëqenie, as dinjitet. Refuzimi ynë është i qartë: me këtë qasje, me këtë logjikë përçarëse e konfliktuale, nuk mund të ecim bashkë. Dhe nuk do të ecim”.

Ai pohon se ky model duhet të marrë fund.

“Politika e krizës permanente, e arrogancës ndaj institucioneve, opozitës dhe qytetarëve, duhet të mbyllet me këtë mandat të dështuar. VV duhet të reformohet urgjentisht nëse dëshiron të ketë rol në të ardhmen politike të vendit”.

Mustafa tutje thekson se LDK do të investojë në kthimin e normalitetit politik.

“Ne ofrojmé tash e 36 vjet një platformë për stabilitet institucional, për bashkëpunim politik dhe zhvillim ekonomik. Mjaft me provokime e sjellje të papërgjegjshme! Kosovës i duhet maturi dhe vizion, jo sfida dhe përbuzje”.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se opozita është duke ia zgjatur mandatin qeverisë së tij. Madje sipas tij, “dikush mund të mendojë se ekziston një marrëveshje”.

Kurti ka thënë se kjo po ndodh me vonesat në konstituim të Kuvendit, tash e pesë muaj prej zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ai e cilësoi të pakuptueshme mosvotimin e opozitës për komisionin për votim të fshehtë për kryeparlamentarin.

“Ju gjithmonë e dini që kam hyrë në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit të plotë. Çdo opozitë demokratike përpiqet që t’ia shkurtojë mandatin qeverisë. Përveç opozitës kosovare, e cila, siç jeni dëshmitarë të gjithë ju, po e zgjat mandatin e qeverisë Kurti. Dikush edhe mund të mendojë se kemi marrëveshje. Pra, ne si qeveri në detyrë kemi marrëveshje me opozitën aktuale që të qëndrojmë sa më shumë në pushtet. Por ju siguroj që kjo nuk është e vërtetë. Nuk kam shpjegim për këtë sjellje nëpër të cilën po kalojnë institucionet e Kosovës”, ka thënë ai pas vendosjes së gurthemelit për një aneks të Ministrisë së Shëndetësisë në Fushë-Kosovë.

“Ne, në bazë të nenit 31 të Ligjit për Qeverinë, kemi më pak kompetenca, por kemi njësoj shumë punë. Sa më herët që e konstituojmë Kuvendin, duke e formuar me votim të fshehtë kryesinë e Kuvendit, aq më shpejt do të jemi edhe te qeveria e re”, tha Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Vitia: Prishtina ka nevojë për Hajrullah Çekun
Lajme

Vitia: Prishtina ka nevojë për Hajrullah Çekun

24/06/2025 - 20:24
Mustafa: Injorojeni propagandën, qëndrimi i LDK’së është që ura duhet të hapet – bindini ushtarët e NATO’s
Lajme

Mustafa: Kurti nuk dëshiron ta bëjë Haxhiun kryetare të Kuvendit

24/06/2025 - 20:14
Hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturimet ndërkombëtare
Lajme

Hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturimet ndërkombëtare

24/06/2025 - 19:59
Vetëvendosje njofton se Jeton Raka do të jetë kandidat për kryetar të Kaçanikut
Lajme

Vetëvendosje njofton se Jeton Raka do të jetë kandidat për kryetar të Kaçanikut

24/06/2025 - 19:55
Skandaloze: Deputeti i Guxo, Haxhi Avdyli, i del në përkrahje kompanisë ‘Meka’, të cilës iu zbuluan mbi 20 tonë mish me salmonelë nga AUV i ministrisë së Pecit
Kryesore

Skandaloze: Deputeti i Guxo, Haxhi Avdyli, i del në përkrahje kompanisë ‘Meka’, të cilës iu zbuluan mbi 20 tonë mish me salmonelë nga AUV i ministrisë së Pecit

24/06/2025 - 19:24
Çmimet e naftës bien edhe më tutje
Ekonomi

Çmimet e naftës bien edhe më tutje

24/06/2025 - 19:01

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Kompanisë MEKA që promovon produkte ‘hallall’ i zbulohen mbi 20 tonë mish të bardhë me bakterin e rrezikshëm Salmonella (VIDEO)

    SKANDAL: Kompanisë Meka që promovon produkte ‘hallall’ i zbulohen mbi 20 tonë mish pule me bakterin e rrezikshëm Salmonella (VIDEO)

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Del edhe një grant tjetër i dyshimtë në vlerë 100 mijë euro: Kjo është lidhje e Pecit me fituesin

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • DASH paralajmëron qytetarët për rrezik nga terrorizmi dhe trazirat në Veri të Kosovës

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Mozzik “thumbon” Labin pasi ia dha një mijë euro punëtorit të KEK’ut?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Trump paralajmëron Rusinë: SHBA do përdorë armët më vdekjeprurëse nëse furnizoni Iranin me koka bërthamore!

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë