Mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti i ka edhe 11 ditë në dispozion për t’i prezantuar Kuvendit të Kosovës, përbërjen e re të kabinetit qeveritar.
Atij i duhen 61 vota të deputetëve për formimin e qeverisë “Kurti 3”.
Kryeministri në detyrë ka paralajmëruar bisedime ditëve në vijim për t’i arritur votat e nevojshme.
Por, a i ka siguruar Kurti votat e komuniteteve joshumicë?
Deputeti nga radhët e komunitetit egjipitan, Veton Berisha ka thënë se deri në këtë moment nuk ka pasur asnjë ftesë për takim.
Berisha thotë se nuk ka vija të kuqe për askënd, por pret që të respektohen kërkesat e këtij komuniteti.
“Të shohim prej mundësisë së partneritetit, a na konsiderojnë partner serioz. Kam thënë prej fillimit, ai që na respekton e respektojmë. Kem me respektu votën dhe kërkesat e komunitetit egjiptian. Normalisht nëse plotësohen këto kushte kemi me qenë pjesë e secilës qeveri që respekton këto kërkesa që i kemi marrë nga komuniteti egjipitan. Nuk kemi votë me i dhënë dikujt që nuk i respekton kërkesat tona”, ka thënë Berisha.
Më tej, ai thotë se nuk është për më blloku askënd, por jo me hy dikun ku nuk respektohen dhe se qëndrimet e tij kanë qenë të qarta nga fillimi.
Nga ana tjetër, Nisma Socialdemokrate llogaritet si një nga partneret potencial të Kurtit për formimin e qeverisë, megjithatë nga ky subjekt kanë thënë se përfshirjen në qeveri do ta kushtëzojnë me dorëhqjen e kryetarit të kuvendit, Dimal Basha./IndeksOnline