Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurtit po i rrjedh afati 15 ditor, Quni: LDK është për Qeveri tranzitore, as unë e asnjë deputet s’del kundër partisë

14/10/2025 - 17:53
në Lajme
A A
Kurtit po i rrjedh afati 15 ditor, Quni: LDK është për Qeveri tranzitore, as unë e asnjë deputet s’del kundër partisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet tek ideja e krijimit të një qeverie tranzicionale me një agjendë specifike për të tejkaluar krizën politike. Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni ka thënë për Express se të gjithë deputetët janë unik në këtë qëndrim, i pyetur për pozicionin e partisë dhe të tij personal në raport me përpjekjet e kreut të VV-së, Albin Kurti, për krijimin e Qeverisë së re tashmë kur afati 15 ditor ka nisur të rrjedh.

Besnik Velija

Që pas zgjedhjeve të shkurtit 2025, kreu i LVV-së, Albin Kurti, ia ka bërë disa ftesa LDK-së për të diskutuar atë kohë për një marrëveshje që do të mundësonte votimin e kryeparlamentarit dhe krijimin e institucioneve të reja. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në vazhdimësi ka refuzuar thirrjet e VV-së për bashkëqeverisje.

Por a ka ndryshuar LDK pozicion, tashmë kur rrethanat politike kanë ndryshuar, meqë Kuvendi ka një kryeparlamentar dhe kur Kurtit kanë filluar t’i harxhohen ditët e afatit kushtetues dyjavor për krijimin e një shumice për votimin e Qeverisë së re?

Në një përgjigje për Gazetën Express ka folur nënkryetari i LDK-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Anton Quni.

Quni ka thënë se në rrethanat e një krize politike, LDK ka propozuar krijimin e një qeverie tranzitore me një mandat e agjendë të caktuar, ku do të përfshiheshin të gjithë.

“Në kontekstin e një krize politike, LDK-ja ka propozuar formimin e një qeverie tranzitore kombëtare me një mandat dhe agjendë të përcaktuar qartë.Kjo qeveri do të ishte gjithëpërfshirëse dhe konsensuale”, ka thënë Quni për Express.

Ai ka thënë se të gjithë deputetët e LDK-së janë unik në këtë qëndrim dhe asnjëri s’do të dalë kundër me vendimet dhe qëndrimet e partisë.

“Prandaj, ne, të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së, jemi unikë në këtë çështje. As unë dhe asnjë deputet tjetër nuk do të dalim në kundërshtim me vendimet dhe qëndrimet e partisë”, ka thënë Quni për Express.

Për seancën e votimit të Qeverisë ka folur sot edhe vetë kreu i LVV-së, Albin Kurti, duke thënë se janë edhe dhjetë ditë në dispozicion për t’u marrë me këtë çështje. Ai ende s’ka dhënë sinjale për ndonjë diskutim me ndonjë prej partive, derisa NISMA është shfaqur e hapur për diskutim, me kushtin që Limaj emërohet në vend të Dimal Bashës kryeparlamentar.

JU REKOMANDOJMË

Pozhari: Fitorja pa balotazh e Lladrovcit, debakli më i madh i PDK-së pas luftës
Lajme

Pozhari: Fitorja pa balotazh e Lladrovcit, debakli më i madh i PDK-së pas luftës

14/10/2025 - 22:06
Nëse Lista Serbe ankohet në Kushtetuese, mund të pezullohet rrjedhja e afateve për formimin e qeverisë
Lajme

Nëse Lista Serbe ankohet në Kushtetuese, mund të pezullohet rrjedhja e afateve për formimin e qeverisë

14/10/2025 - 22:01
Gazetari nga Mitrovica: Tren bullgar në Shipol, në disa klasë tepron nga një fletëvotim
Lajme

Gazetari nga Mitrovica: Tren bullgar në Shipol, në disa klasë tepron nga një fletëvotim

14/10/2025 - 21:45
Von der Leyen nesër në Kosovë, pritet nga Osmani
Kryesore

Von der Leyen nesër në Kosovë, pritet nga Osmani

14/10/2025 - 21:18
Zelensky thirrje liderëve ndërkombëtarë: Mos humbisni momentin për paqe edhe në Evropë
Lajme

Zelensky thirrje liderëve ndërkombëtarë: Mos humbisni momentin për paqe edhe në Evropë

14/10/2025 - 21:14
Osmani i tregon emisares britanike për ndërhyrjet e Serbisë në zgjedhjet e 12 tetorit
Lajme

Osmani i tregon emisares britanike për ndërhyrjet e Serbisë në zgjedhjet e 12 tetorit

14/10/2025 - 21:12

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përfundon numërimi për asamble komunale në Vushtrri, ky është rezultati

    Përfundon numërimi për asamble komunale në Vushtrri, ky është rezultati

    374 Shpërndaje
    Shpërndaje 150 Tweet 94
  • Numërimi i votave për asamble në Mitrovicë drejt fundit, VV e Guxo mbeten larg nga Arian Tahiri

    202 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • Përfundon numërimi për asamble komunale në Podujevë, ky është rezultati?

    182 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Përfundon numërimi i votave për asamble në Pejë, ky është rezultati

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • Përfundon numërimi për asamble komunale në Obiliq, garë e ngushtë mes LDK dhe LVV

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë