Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kusari: Kurti i ka hy RTK-së me pllug – njerëzit e VV-së i kanë thënë gazetarëve pas intervistave se “do u largojmë”

03/09/2025 - 22:41
në Lajme
A A
Kusari: Presidentja Osmani më ka zhgënjyer në dy raste të mediave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Juristja e medies, Flutura Kusari, ka folur për presionin politik që sipas saj, po e kanë gazetarët në RTK.

Kusari tha se gjashtë prezantuesit e RTK-së të cilët u larguan ditë më parë, nuk do të jenë më në ekran për tri arsye të cilat ajo i përmendi.

“Një; kanë folur për presionin politik që po iu bëhet. Dy; për shkak se i kanë intervistuar ashtu si duhet të intervistohen njerëzit e pushtetit, po flasim për Dimal Bashën, Fitore Pacollin e të cilët e kanë shprehur publikisht pakënaqësinë e tyre në mënyrën se si iu është kërkuar llogari atyre”.

“Pra, pritjet e VV-së janë se shkojnë në RTK dhe gazetarët e RTK-së i pyesin ‘pse jeni kaq të mrekullueshëm?’. E kur nuk i pyesin ashtu, rezultati është që ata edhe kur dalin prej studiove iu kanë thënë direkt gazetarëve ‘kemi me iu heq’”.

“Këto janë diskutime që çdo mund t’i dëgjosh në RTK se çfarë presioni kanë ushtruar njerëzit e VV-së pasi kanë dalë prej intervistave. Gjashtë persona janë larguar prej ekranit, ashtu siç kanë premtuar menjëherë pasi kanë dalë prej intervistave”, tha Kusari në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ajo u shpreh se arsyeja e tretë është që Lëvizja Vetëvendosje pret që të gjithë njerëzit që janë në RTK, e sidomos ata që janë në lajme, gjatë fushatës zgjedhore të sillen ‘si duhet’.

“Mendoj që largimi i gjashtë personave po i paraprinë që të krijohet një ambient ku propaganda e VV-së gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale e nëse kemi edhe qendrore, të kalojë lirshëm, pa filtra, pa pengesa”, tha ajo, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Kusari tha se në një takim në mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ish-drejtorit gjeneral të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, i pari i ka kërkuar të fundit që në RTK ‘duhet të hyj pllugu’.

“Ky lloj i censurës përmes veprimeve disiplinore kurrë më përpara nuk ka qenë. Ka pasur mundësi që t’i bëhet presion një gazetari, nuk e kanë avancuar, e kanë degraduar, por gjashtë persona të hiqen, kjo është zbatim i asaj që Kurti e ka quajtur ‘me pllug’”.

“Dihet botërisht që kur Kurti është takuar me ish-drejtorin gjeneral, Shkumbin Ahmetxhekaj dhe i ka kërkuar që të largohej prej pozitës së drejtorit të RTK-së, sepse ai ka dashur ta dërgojë një njeri të vetin, siç edhe ka bërë me Rilind Gërvallën, i ka thënë se ‘aty duhet të hyj pllugu’”.

“Ideja është që me i largu njerëzit pa procedura, pa ndjeshmëri për ligjin dhe ata të zëvendësohen me njerëz që dëgjojnë dhe këtë jemi duke e parë. Pra, një qëndrim i kryeministrit dhe kryetarit të VV-së që t’i hyjë transmetuesit publik me pllug, jemi duke e parë duke u zbatuar në praktikë”, tha ajo.

JU REKOMANDOJMË

Barduani pret në takim gjeneralin austriak, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe rajon
Kryesore

Barduani pret në takim gjeneralin austriak, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe rajon

03/09/2025 - 22:57
Haziri: Jemi rivali kryesor i VV’së, po luftojmë për vendin e parë – Dallimi i LDK-së me partinë e Albin Kurtit, si nata me ditën
Lajme

Haziri: Kuvendi nuk është i konstituar, Kurti ka një “fitore të Pirros”

03/09/2025 - 22:27
Nga 25 në 50%, Trump godet Indinë me dyfishim të tarifave
Lajme

Trump thotë do të zhvillojë bisedime për Ukrainën në ditët në vijim

03/09/2025 - 22:12
Nënkryetar i AAK-së: Kosova këtë vit do të shkojë në zgjedhje të parakohshme
Lajme

Ardian Gjini: Dimal Bashën nuk e kisha votu kurrqysh hiç, Kuvendi nuk është i konstituar

03/09/2025 - 22:02
Zëvendësministri i Arsimit jep detaje: Çmimet e librave do shtypen në kopertinë, aplikimi përmes e-Kosova
Lajme

MAShT del me komunikatë për procesin e teksteve shkollore dhe subvencionimin për nxënësit

03/09/2025 - 21:51
“Albin Kurti për herë të parë e ka shijuar një politikë të koordinuar me aleatët”- Ish kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi
Lajme

Arifi: Ndarja e votimit për nënkryetarët e pakicave ka alarmuar ndërkombëtarët, përbën shkelje të pastër kushtetuese

03/09/2025 - 21:39

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Momenti kur mbrëmë gjuajti me armë një person para market “Dielli” në Mitrovicë

    Pamje ekskluzive: Momenti kur mbrëmë gjuajti me armë një person para market “Dielli” në Mitrovicë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • LAJMI I FUNDIT: Gjuajtje me armë në qendër të Mitrovicës, ja çfarë gjen policia në vendngjarje (VIDEO)

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Kryeziu-Enver Hasanit: S’je hartues i Kushtetutës, s’ke kaluar as nëpër korridoret e zyrave ku ne kemi punuar!

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • U raportua si e zhdukur para dy vitesh, gjendet në Prevallë 27-vjeçarja nga Prizreni – refuzon të kthehet në shtëpi

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Nuredin ‘Drenica’ deklarohet pas seancës: Ky tuc të përgjigjet në Prokurori

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë