Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kusari-Lila nënshkruan vendimin që rregullon çmimet e naftës në tregun Kosovar

04/03/2026 - 14:48
në Ekonomi, Lajme
A A
Kusari-Lila nënshkruan vendimin që rregullon çmimet e naftës në tregun Kosovar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lla ka nënshkruar sot vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të derivateve si rrjedhojë e ngjarjeve në Lindjen e Mesme. Ministrja e ka quajtur këtë vendim si të domosdoshëm.

“Sot nënshkrova vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të derivateve si rrjedhojë e ngjarjeve në Lindjen e Mesme.

Ky vendim ishte i domosdoshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë e të ndershme në tregun vendor.

Vendimi vjen pas mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, analizimit të evidencave ditore nga Dogana e Kosovës dhe raporteve të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është konstatuar se rritjet e çmimeve nga importi janë reflektuar menjëherë në çmimet e shitjes.

Marzha tregtare maksimale e lejuar:

Shitja me shumicë: deri në 2 eurocentë për litër

Shitja me pakicë: deri në 12 eurocentë për litër

Inspektorët do të jenë në terren për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi.

Llogaritja e marzhës tregtare maksimale të lejuar për shitje me shumicë dhe pakicë bëhet sipas nenit 4, paragrafi 1.1 dhe 1.2, të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2022 për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtëritshme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse.

Duke u bazuar në analizën e situatës në treg dhe në kompetencat ligjore të Ministrisë, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi një (1) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Çdo shkelje apo moszbatim i këtij vendimi do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi.

Ky vendim synon të sigurojë konkurrencë të ndershme dhe mbrojtje të konsumatorëve në tregun e Republikës së Kosovë”shkruan Kusari-Lila në njoftim.

Tags: Mimoza Kusari Lla

JU REKOMANDOJMË

Lushtaku: Kemi qenë me zëmër nëse është dikush nga familja Jashari, për Andinin s’kemi votë, është në LVV

Lushtaku: Kemi qenë me zëmër nëse është dikush nga familja Jashari, për Andinin s’kemi votë, është në LVV
04/03/2026 - 15:39

Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj partie, ka thënë se me zemër kanë qenë që të votojnë për president një emër që...

Më shumëDetails

Çështja e presidentit, Avni Dehari deklarohet pas takimit të grupit parlamentar të VV’së

Çështja e presidentit, Avni Dehari deklarohet pas takimit të grupit parlamentar të VV’së
04/03/2026 - 15:08

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari pas takimit të grupit parlamentar nga kjo parti u shpreh se nuk ka dijeni ende për kandidatin nga kjo parti për president....

Më shumëDetails

“Ish-presidentja Jahjaga mund t’i futet garës sërish”

“Ish-presidentja Jahjaga mund t’i futet garës sërish”
04/03/2026 - 15:01

Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë në orët vendimtare. Jahjaga mund t’i...

Më shumëDetails

Avni Dehari për emrin e Andin Hotit për President: S’e di, prej juve po e dëgjoj, besoj që ka vullnet për marrëveshje

Avni Dehari për emrin e Andin Hotit për President: S’e di, prej juve po e dëgjoj, besoj që ka vullnet për marrëveshje
04/03/2026 - 14:46

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi u pyet për emrin e Andin...

Më shumëDetails

Kundërshtimet në “Guxo” për kandidaturën e Osmanit, Kraki: Nëse vjen puna, unë votoj pro

Kundërshtimet në “Guxo” për kandidaturën e Osmanit, Kraki: Nëse vjen puna, unë votoj pro
04/03/2026 - 14:42

“Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për një mandat të dytë presidencial. Por,...

Më shumëDetails

Vjosa Osmani pjesë e listës së LDK-së nëse shkohet në zgjedhje? Kështu përgjigjet Lushaku

Vjosa Osmani pjesë e listës së LDK-së nëse shkohet në zgjedhje? Kështu përgjigjet Lushaku
04/03/2026 - 14:38

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, është deklaruar lidhur me mundësinë që presidentja Vjosa Osmani të jetë pjesë e listës së LDK-së nëse shkohet në zgjedhje....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Takim tjetër me Abdixhikun në Kuvend, Kurti pyetet a pritet të ketë marrëveshje

    “E treta e vërteta”, a u arrit ujdia mes Kurtit e Abdixhikut?

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gjykata ndryshon kushtet e lirimit me kusht për Smakajn, Kilajn, Fazliun e Kuçin

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Sot pritet të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, këto janë oraret e mundshme

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Burim Pacolli reagon pas sulmit: U godita nga Mossi dhe disa persona të tjerë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Zhvillime të reja: LDK po shqyrton mundësinë që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës nëse shkojmë në zgjedhje

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë