Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kusari-Lila: Nuk e kam lexuar artikullin, Basha nuk është kundër UÇK-së

28/08/2025 - 12:38
në Lajme
A A
Kusari paralajmëron padi ndaj atyre qe thanë se ajo pati komunikim me Milan Radoiçiqin e Listën Serbe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja Mimoza Kusari-Lila që si kryetare e Alternativës është në koalicion me Vetëvendosjen ka thënë se nuk mund të deklarohet rreth artikullit ku bashkautor është Dimal Basha meqë thotë se nuk e ka parë atë.

Por, Kusari-Lila thotë se ndjehet keq që, sipas saj, në vazhdimësi po synohet që të mbulohen qëndrimet politike me emblemën e UÇK-së.

“Unë nuk e kam parë raportin të cilit po i referoheni. Personalisht ndihem shumë keq si qytetare e Republikës, ashtu edhe si e zgjedhur e popullit që në vazhdimësi po synohet me një mënyrë ose tjetër të trajtohet e të mbulohen qëndrimet politike me emblemën e UÇK-së. Është e vështirë, është e rëndë që me çdo gjë që nuk pajtohen politikisht partitë, mundohet të gjejnë një vegëz. Për aq kohë sa e njoh kryeparlamentarin Basha, për sa kam bashkëpunuar me të për këto katër vite si drejtuese e Grupit Parlamentar nuk e kam parë asnjë dyshim, asnjë lëkundje ose asnjë perceptim tjetër qoftë për vlerat e luftës qoftë për UÇK-në”, deklaroi Kusari-Lila.

Sipas saj, të gjithë akterët që kanë shtyrë të votohet Gjykata Speciale, tash mundohen ta hedhin fajin diku tjetër.

“E kemi një moment që duhet të ruajmë vlerat e luftës, vlerat e angazhimit popullor, por jo që të mundohemi që në secilën betejë politike ta përfshijmë edhe çështjen për UÇK-në. Mendoj që numri i atyre që e kontestojnë ose mund të flasin në mënyrë jo të denjë për luftën, është minimal në mesin e shqiptarëve dhe shumicës së komuniteteve jo shqiptare në Kosovë. Por, të mundohet që secila betejë politike të bëhet me emrin e UÇK-së e konsideroj si shumë të rëndë”, deklaroi tutje ajo.

Kusari-Lila thotë se LDK-ja dy ditë më parë bëri shkelje kushtetues ekur nuk mori pjesë në votim, duke i dhënë mundësi sipas saj, Listës Serbe që ta qojnë lëndën në Kushtetuese.

“Unë besoj dhe gjithë opinioni publik duhet të bëjë pyetje se si LDK mundet të bëjë shkelje të drejtpërdrejt kushtetuese pas aktgjykimit që i obligon të votojnë, për t’i japë një kauzë ose argumentim Listës Serbe dhe kandidatit të tyre që është i konfirmuar kriminel, Slavko Simiq, e nuk heqin dorë nga ai e t’i japin mundësi ta qojnë lëndën në kushtetuese, kjo është pyetja sot”, deklaroi ajo derisa hynte në vazhdimin e seancës konstituive e cila ka mbetur ende te zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb

JU REKOMANDOJMË

U pa në zyret e Edi Ramës, reagon Behgjet Pacolli pasi u tha se ka negociata për të hyrë në Qeveri
Lajme

U pa në zyret e Edi Ramës, reagon Behgjet Pacolli pasi u tha se ka negociata për të hyrë në Qeveri

28/08/2025 - 18:34
Osmani takon Prattipatin, flasin për zgjedhjen e Bashës, nënkryetarët dhe konstituimin
Lajme

Osmani takon Prattipatin, flasin për zgjedhjen e Bashës, nënkryetarët dhe konstituimin

28/08/2025 - 18:27
Disponim i shtuar për marrëveshje, sa numra do t’i siguronin VV e NISMA pa deputetët e pakicave që ende s’i kanë premtuar votë Kurtit
Lajme

Deputetja e NISMA-s tregon pse Kurti refuzoi emrin e Limajt për kryekuvendar

28/08/2025 - 18:02
A do të futet Kosova në pasiguri paszgjedhore? Dy parti opozitare e refuzuan koalicionin me VV-në e Kurtit
Kryesore

BE dhe shtetet anëtare ia kanë bërë të qartë Kurtit që s’i shkojnë në zyrën e kryeministrit pa u krijuar institucionet, shkak vendimi Supremes

28/08/2025 - 17:41
Dyshimet se spiunia serbe u infiltrua në kryeministri, reagon Qeveria: I hedhim poshtë këto pretendime, bashkëpunojmë me Kroacinë
Kryesore

Dyshimet se spiunia serbe u infiltrua në kryeministri, reagon Qeveria: I hedhim poshtë këto pretendime, bashkëpunojmë me Kroacinë

28/08/2025 - 17:24
“Të dy jeni palaço”, Mehmetaj i reagon Kurtit e Sveçles: Nuk e përmend NjSI-në, veç pse kanë kërku kushte më të mira
Lajme

Artikulli i Bashës, Mehmetaj: Serbia tash thotë “çka thojmë ne për UÇK-në, e thotë edhe kryetari i kuvendit të Kosovës”

28/08/2025 - 17:20

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gazeta kroate: Vajza nga Mitrovica që spiunonte për Serbinë, kishte lidhje direkte në zyrën e kryeministrit të Kosovës

    Gazeta kroate: Vajza nga Mitrovica që spiunonte për Serbinë, kishte lidhje direkte në zyrën e kryeministrit të Kosovës

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Presidenti kroat reagon pas arrestimit të pilotit ushtarak

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Gjykatësi i njohur kosovar i jep fund jetës në Skënderaj

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Shtiu me armë zjarri nga automjeti në lëvizje, policia arreston një person në Vushtrri

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Lidhje direkte me Vuçiqin dhe Zyrën e Kryeministrit të Kosovës”: Eksperti kroat flet për rastin e spiunazhit në Kroaci

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë