Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kusari-Lila për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare: Deputetët ishin në përvjetorin e Masakrës së Abrisë

28/09/2024 - 08:17
në Kryesore, Lajme
A A
Kusari-Lila për deklaratën e Hovenier: Mos na barazoni me Serbinë, nuk janë penduar për gjenocidin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se si shkak i mungesës së disa deputetëve është pamundësuar kalimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare në seancën e djeshme.

Kusari-Lila beson se të njëjtat mund të kalojnë në seancat e ardhshme, pasi ka marrë zotimin e partive opozitare. Ajo ka thënë se dakordimi i opozitës në mbledhjen e Kryesisë ka qenë që të njëjtat të votohen edhe nga ta.

“Ne kemi diskutuar edhe në mbledhjen e Kryesisë të Kuvendit ku kam kërkuar edhe njëherë deklarimin e përfaqësuesve të grupeve parlamentare të opozitës, që a janë edhe në parimin se do të mbështesin marrëveshjet ndërkombëtare, dhe ata kanë deklaruar pozitivisht se janë aty.

Ndërsa sot grupi më i madh parlamentar i opozitës PDK-ja deklaroi se ishin dy angazhime tjera jashtë Prishtinës deputetët e këtij grupi dhe rrjedhimisht numri maksimal i deputetëve për marrëveshjet ndërkombëtare nuk e kalonte 72 deputetë që morën pjesë që është mangu një numër i konsiderueshëm i votave për të qenë marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuar nga Kuvendi, por duhet të diskutuar ende më tutje natyrisht që në ditët kur caktohet seanca për votime të sigurohemi që nuk ka ndonjë ngjarje tjetër paralele që ndodh jashtë Prishtinës, edhe pse e konsideroj që për deputetin primare duhet të jetë detyra në Kuvendin e Kosovës, natyrisht pastaj angazhimet e tjera bëhet qoftë në orët e mesditës ose pas përfundimit t seancës”, ka thënë Kusari-Lila.

Si shkak i mungesës së deputetëve të opozitës, Kusari-Lila e ka ndërlidh me përvjetorin e Masakrës së Abrisë së Epërme.

“Është e vërtetë që ka pasur ngjarje jashtë Prishtinës e cila njëra lidhet me një përvjetor të një masakre në Drenicë dhe në të dyja është shfrytëzuar kjo kohë, kemi mundur që të dakordohemi që ndoshta ta shtyjmë fillimin e seancës, sikur të kishim ditë më herët ne e kemi pasur vullnetin që në vend se në ora 10 seanca të fillojë në ora 11-12 pasi të përfundohen nderimet për të rënët. Besoj që jemi të hapur dhe natyrisht mirëkuptueshëm për kompromise, e kuptojmë rëndësinë e pjesëmarrjes dhe shënimin e ngjarjeve por nuk e kemi ditur deri në momentin që kemi ardhur në seancë që nuk do të jenë aty, për shkak se në të njëjtë kohë kanë qenë diku tjetër”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Shefja e GP të VV-së deklaron se të njëjtat marrëveshje do të kalojnë dhe se nuk janë rrëzuar tërësisht.

“Jo kthehen natyrisht marrëveshjet nuk janë të refuzuara ose të rrëzuara marrëveshjet vetëm nuk ka pasur kuorumin e mjaftueshëm që rrjedhimisht i bie që në një seancë tjetër ato mund të bëhen pjesë e agjendës”, u shpreh ajo./EO

JU REKOMANDOJMË

Albulena Haxhiu dhe deputeti i PDK-së shkëmbejnë përshëndetje të ngrohtë në oborrin e Kuvendit
Lajme

Deputeti i PDK-së: Partia s’e di, por unë si Nait Hasani s’e votoj asnjë nga LVV, janë shkelës të Kushtetutës

19/08/2025 - 17:23
Arifi: Të gjithë janë të shqetësuar për konstituimin e kuvendit vetëm Kurti jo
Lajme

Arifi: Nëse VV vendos sërish Albulena Haxhiun, konfirmon se do të bejnë gjithçka që Kosova të mos ketë institucione!

19/08/2025 - 17:12
Vd’es 23 vjeçari nga rryma në vendin e punës në Gjilan, policia arreston pronarin e kompanisë
Lajme

Vd’es 23 vjeçari nga rryma në vendin e punës në Gjilan, policia arreston pronarin e kompanisë

19/08/2025 - 17:09
Zyrtarja e LDK-së: Edhe Tarantino do ta kishte vështirë t’ia ndërtonte Kurtit një shpjegim për Asociacionin
Lajme

Jehona Lushaku: “S’votojmë asnjë emër pa marrëveshje”

19/08/2025 - 16:54
Kuvendi ua blen 120 deputetëve nga një llaptop, kontrata nënshkruhet nesër kur pritet konstituimi
Kryesore

Kuvendi ua blen 120 deputetëve nga një llaptop, kontrata nënshkruhet nesër kur pritet konstituimi

19/08/2025 - 16:41
Dje zhvilluan takimin me Trump dhe Zelenskyn, aleatët evropianë të Ukrainës diskutojnë vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Moskës
Kryesore

Dje zhvilluan takimin me Trump dhe Zelenskyn, aleatët evropianë të Ukrainës diskutojnë vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Moskës

19/08/2025 - 16:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksident i rëndë në Finlandë, një shqiptar nga Kosova vdes në vendngjarje

    Aksident i rëndë në Finlandë, një shqiptar nga Kosova vdes në vendngjarje

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Tentohet të digjet marketi QTA në Mitrovicë me koktej molotovi (Video)

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Prokuroria Speciale kërkon urdhërarrest për Goran Rakiçin

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Takimi Zelensky-Putin-Trump i propozuar në Gjenevë, reagon zyrtarisht Zvicra

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • 16 milionë euro dëm- Aktakuzë ndaj drejtorit të Shaqir Totajt, shkatërroi trashëgimin për interes të një biznesmeni

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë