Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kusari-Lila për takimet Kurti – Limaj: Gjithçka ka qenë shumë transparente, janë takuar 6-7 herë

27/10/2025 - 19:57
në Lajme
A A
Kusari-Lila për takimet Kurti – Limaj: Gjithçka ka qenë shumë transparente, janë takuar 6-7 herë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka treguar detaje nga procesi i negociatave mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Fatmir Limajt për krijimin e shumicës parlamentare. Deputetja tha se ka pasur disa takime mes deputetit Albin Kurti dhe kreut të NISMA-s, Fatmir Limajt, përfshirë edhe takime me ekipet e tyre përkatëse.

Sipas Kusari-Lilës, bisedimet kanë qenë transparente, por diskutimet specifike kanë mbetur brenda palëve. Ajo shtoi se Limaj ka qenë i palëkundur në kërkesën që të marrë pozitën e Kryetarit të Kuvendit – një kërkesë që, sipas saj, nuk ka pasur mbështetje të mjaftueshme në Kuvend.

“Shumë ka qenë transparente gjithçka. Normalisht që takimet brenda, çka është diskutuar, kanë mbetur brenda palëve, por edhe ato janë thënë pas takimit. Do të thotë, me z. Limaj diku 6-7 herë është takuar z. Kurti në instanca të ndryshme ose me përfaqësues të tij. Mandej ka pasur edhe diskutime për zgjidhje alternative në një farë forme, por kërkesa e tij ka qenë kokëfortë në raport me pozitën e kryetarit të Kuvendit, e cila pozitë nuk mund të merrte shumicën, jo vetëm të grupit tonë parlamentar, por nuk kishte vota as nga grupet tjera. AAK u deklarua se nuk e voton Limajn, PDK po ashtu, ndërsa LDK tha se nuk e voton askënd që e propozon Vetëvendosja. Në grupin tonë parlamentar nuk kishte homogjenitet votash për z. Limaj”, u shpreh Kusari-Lila në “DPT me Fidanin” në Klan Kosova.

JU REKOMANDOJMË

A ka vend për Ramiz Lladrovcin në PDK? Memli Krasniqi jep përgjigjen
Lajme

A ka vend për Ramiz Lladrovcin në PDK? Memli Krasniqi jep përgjigjen

27/10/2025 - 21:49
Fyerjet e militantëve të VV-së ndaj Selimit, reagon hoxhë Musliu: Kur Shqipja luftoi në moshë të re, ju pinit kafe me jugosllavë në Prishtinë
Kryesore

Mulla Osmani ‘denoncon’ padrejtësinë ndaj vajzës së tij: Aplikoi në Ministri të Mbrojtjes për psikologe klinike

27/10/2025 - 21:21
‘Sekserët e Kurtit’ kontaktuan deputetët e PDK-së për ta votuar qeverinë, Krasniqi: Isha i bindur se dështon
Lajme

‘Sekserët e Kurtit’ kontaktuan deputetët e PDK-së për ta votuar qeverinë, Krasniqi: Isha i bindur se dështon

27/10/2025 - 21:20
Vendimi i Kushtetueses, Deda: Bie për toke propaganda e bllokuesve që për teke të tyre mbajtën peng vendin
Lajme

Deda: Kurti sulme e shantazh ndaj LDK’së, PDK’në e partitë tjera i trajton si armiq, veç polarizimin e ka zgjidhje

27/10/2025 - 21:09
Olluri ironizon me Kryeziun: Ka dhënë kontribut në VV më shumë se Kurti, edhe s’ke kërkund në kabinet qeveritar
Lajme

Olluri ironizon me Kryeziun: Ka dhënë kontribut në VV më shumë se Kurti, edhe s’ke kërkund në kabinet qeveritar

27/10/2025 - 20:31
Presidentja Osmani kërkoi viza elektronike për kosovarët gjatë takimit me Princin e Kurorës Saudite
Lajme

Presidentja Osmani kërkoi viza elektronike për kosovarët gjatë takimit me Princin e Kurorës Saudite

27/10/2025 - 19:45

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kur do ta dërgoni emrin e mandatarit te presidentja? Kjo është përgjigjja e Kurtit

    Albin Kurti sot mban konferencë për media

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Për çka dyshohet se mori ryshfet prokurori Shala, publikohet biseda

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Publikohen 8 pikat e marrëveshjes mes LDK-së e PDK-së në Fushë Kosovë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Hoxha përmbys logjikën e Gashit për Fatmir Limajn: Simbol i korrupsionit e ne e takuam 5-6 herë, i ofruam shpërlarje…

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Momenti i arrestimit të prokurorit Beqë Shala në vendin e punës/Pamje

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë