Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kusari-Lila: Shanset për rrëzimin e Qeverisë kanë humbur

11/08/2024 - 11:27
në Kryesore, Lajme
A A
Kusari-Lila: Shanset për rrëzimin e Qeverisë kanë humbur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se shanset për zgjedhje të parakohshme kanë humbur e se në çdo rrethanë, koha e zgjedhjeve të parakohshme do të çonte përafërsisht në kohën kur pritet të mbahen ato të rregulltat.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Kusari-Lila ka deklaruar se fitues të zgjedhjeve të ardhshme e sheh Vetëvendosjen, në nivelin e njëjtë të zgjedhjeve të kaluara – me 50% të votave apo më shumë.

Ajo ka thënë se si përfaqësuese e partisë Alternativa ka propozuar datën 9 dhe 16 shkurt për zgjedhjet e rregullta në takimin e partive politike me presidenten Osmani, duke theksuar se këto data janë më të favorshme për qytetarët, për shkak se janë më larg festave të fund vitit.

“Unë në takim me presidenten e vendit kam përfaqësuar partinë e kryetares që jam, Partinë Alternativa dhe kam dhënë dy data, datën 9 shkurt dhe 16 shkurt si datat më të mira të mundshme, jo vetëm sa i përket partisë politike por edhe mbarëvajtjes së procesit parazgjedhor dhe pas zgjedhor. Besoj se 26 janari ndërlidhet me afatet e festave të fund vitit. Rrjedhimisht kuptohet se 30 ditë është fushata, që do të thotë se fillon dy ditë përpara në natën e Krishtlindjeve dhe nuk është fare e përshtatshme. Natyrisht kjo do të përbëjë ngarkesë për të gjithë këtu dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që janë në festime, shto këtu faktin që mund të kemi edhe mungesë të bashkisë ndërkombëtare, shumica e të cilëve do të jenë jashtë vendit për ata që veçse janë në Kosovë e gjithashtu edhe të tjerët që vijnë nga delegacionet prej Parlamentit Evropian apo organizatave të tjera që bëjnë përcjelljen e zgjedhjeve”, ka thënë Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka theksuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të ketë një analizë serioze sa i përket caktimit të datës për zgjedhjet e rregullta. Sipas saj, ajo ka kohë të mjaftueshme për përcaktimin e datës së zgjedhjeve dhe vazhdimin e konsultimeve të mëtutjeshme.

“Datat më të mira të mundshme do të ishin ato të cilat hyjnë prej pjesës së javës së dytë të shkurtit, dhe mendoj që do të ketë një reflektim dhe një analizë serioze edhe nga ana e presidentes. Sa i përket Lëvizjes Vetëvendosjes, ata do të bëjnë të qartë qëndrimin e tyre në raport me datën e zgjedhjeve, por jam më se e bindur se njëjtë nuk pajtohen me 26 janarin. Është tërë muaji i konsultimeve. Presidentja në të njëjtën ditë që është mbajtur takimi ka deklaruar se mund të ketë edhe konsultime të tjera, ose individuale ose konsultime në grup. Prandaj besoj që ka hapësirë të mjaftueshme në aspektin e afatit kohor për përcaktimin e datës së zgjedhjeve që të vazhdohet me konsultime të mëtutjeshme”, shtoi ajo.

Ajo ka theksuar se shanset për rrëzimin e Qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme kanë humbur dhe se Kuvendi duhet të fokusohet në punën e sesionit vjeshtor.

“Besoj që tashmë çdo ditë dhe çdo javë tutje humben shanset që të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Në aspektin e afateve i vetmi afat që mund të konsiderohet për zgjedhje të parakohshme përmbajtësisht është shpërndarja e Kuvendit, për të cilën nuk ka pasur vullnet asnjëherë. Në të gjitha rrethanat tjera sa i përket afateve apo mënyrave të tjera qoftë me dorëheqje që kërkon një parti opozitare apo me rrëzimin e Qeverisë që kërkon partia tjetër opozitare, prapë do të kishte procedura të tjera të cilat në realitet do të dërgonin datën e zgjedhjeve aty se ku është aktualisht data e zgjedhjeve e rregullta. Duhet të fokusohemi të gjithë në punën që ka mbetur në pjesën e dytë të vitit, si Kuvend në sesionin vjeshtor ndërsa natyrisht edhe ekzekutivi me projektet e veta kapitale në fund edhe punë të tjera të ekzekutivit. Njëkohësisht të përgatitemi që zgjedhjet do të ndodhin në muajin e dytë, parimisht po e them, të vitit të ardhshëm”, theksoi ajo.

“Opozita nuk ka qenë e unifikuar fare, këto zgjedhje kanë mundur që të organizoheshin në dakordim me tri partitë e opozitës. PDK-ja ka ardhur me kërkesën për darkordim të zgjedhjeve, AAK-ja ka kërkuar rrëzimin e Qeverisë, po ashtu edhe LDK-ja. Ne jemi të gatshëm që të diskutojmë nëse ka konsensus dhe dakordim të tri partive. Kjo qeveri përmbyll mandatin katër vjeçar dhe tashmë është një realitet i ri politik”.

E pyetur nga EO se kë e sheh si fitues të zgjedhjeve të ardhshme, ajo me besim të plotë ka thënë se rezultatet do të jenë të njëjta sikurse në vitin 2021.

“Besoj që sondazhet dhe disponimi tregon se në të njëjta shifra do të jetë edhe në këtë mandat Lëvizja Vetëvendosje, në bazë të të gjitha vlerësimeve apo matjeve që janë bërë në Kosovë pa diasporën, shto këtu faktin dhe pjesëmarrja e diasporës. Mendoj që Lëvizja Vetëvendosje do të jetë në statistikat e njëjta të vitit 2021, në nivelin e 50 përqindëshit apo më shumë”, ka thënë ajo. /EO/

JU REKOMANDOJMË

Arratisje gjatë natës nga Qendra Edukative-Korrektuese në Lipjan, 19-vjeçari ende në kërkim

Arratisje gjatë natës nga Qendra Edukative-Korrektuese në Lipjan, 19-vjeçari ende në kërkim
15/11/2026 - 11:31

Një 19-vjeçar është arratisur gjatë natës nga Qendra Edukative-Korrektuese në Lipjan, duke u larguar në drejtim të panjohur. Arratisja ka vënë në lëvizje njësitë policore, të cilat kanë...

Më shumëDetails

U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë

Plani “Mburoja e hekurt”- Parandalohet kontrabandimi i mallrave nga Maqedonia
15/11/2026 - 11:10

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të gjendet një person i raportuar i zhdukur në Ferizaj. Sipas policisë, më 11 nëntor...

Më shumëDetails

Limaj kritikon zhvendosjen e fokusit nga problemet e qytetarëve: Po humbet shumë energji në gjëra të kota

Reagon Faton Bislimi: Nëse Republika më thërret për shërbim, jam gati
15/11/2026 - 10:38

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në një bisedë për Ekonomia Online ka komentuar ngecjet e Kosovës në disa reforma të evidentuara në Raportin e Progresit të publikuar...

Më shumëDetails

Rama akuzon Qeverinë për bllokimin e Prishtinës: Po vazhdojnë me bllokada e rrena

Rama: Qeveria Kurti po i kushton qytetarëve me jetë, pas lajmit tragjik dje, sot gjenden miliona për heqjen e dheut në autostradë
15/11/2026 - 09:44

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë së Kosovës duke e akuzuar për mungesë të mbështetjes financiare, zvarritje të projekteve madhore dhe bllokim...

Më shumëDetails

Zbulohen 19.5 milionë euro të fshehura në pyje, depo e prona private – Në shënjestër ish-ministri i Orbanit

Zbulohen 19.5  milionë euro të fshehura në pyje, depo e prona private – Në shënjestër ish-ministri i Orbanit
15/11/2026 - 09:18

Autoritetet hungareze kundër korrupsionit kanë sekuestruar rreth 19.5 milionë dollarë para, të cilat ishin fshehur në pyje, ndërtesa bujqësore, depo dhe prona private, në kuadër të një hetimi...

Më shumëDetails

Ja kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë

LAJMI I FUNDIT: Gjykata Speciale merr vendim për Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun
15/11/2026 - 08:57

Pasnesër me 17 nëntor pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në gjykimin për administrim të drejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Rasti skandaloz i Blerim Igrishtës, reagon gazetari Kajtazi: O prokuror, lopë është ajo – nuk e di çka është gjykata

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Akuzat për foton e Titos: Surroi i quan trillime deklarimet e Baton Haxhiut, e akuzon për lidhjet e tij me Shërbimin Sekret

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Policia bastis gjashtë lokacione në Mitrovicë, arreston tre persona dhe konfiskon para, armë e narkotikë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë