Mimoza Kusari-Lila e Alterantivës në kuadër të Vetëvendosjes ka thënë se i kanë 65 vota për të zgjedhur Qeverinë Kurti 3.
Ajo qëndron e heshtur se si do të bëhet puna e presidentit të ri që duhet të votohet deri më 4 mars.
“Ne jemi një grup parlamentar me 57 deputetë, dhe natyrisht me një bashkëpunim prej tetë deputetë nga grupi parlamentar i komuniteteve joshumicë joserbe, përfshirë edhe Rashiqin. Ne nuk jemi takuar ende bashkërisht për të diskutuar formën e votimit në grupin tonë parlamentar”, ka thënë Kusari-Lila në Klan Kosova.












