Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari ka bërë të ditur se ka qenë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për të monitoruar një rast ku këshilltari i kryeministrit Jusuf Ulaj, ka paditur gazetarët të cilët ia kanë komentuar statusin e tij. Ulaj veç të tjerësh ka paditur edhe gazetarin Vehbi Kajtazi dhe mediumin Paparaci.
Fillimisht, Jusuf Ulaj përmes një statusi i kishte ofenduar rëndë disa gazetarë, duke thënë se mund të kenë ‘probleme me shëndetin mendor’. Kjo kishte ngjallur reagime nga gazetarët e për shkak të kësaj, Ulaj i ka paditur ata në Gjykatë
Ai po kërkon që gazetarët Vehbi Kajtazi, Berat Buzhala, Lirim Mehmetaj dhe Ilir Mirena të dënohen për fyerje dhe shpifje.
Kusari megjithatë është shprehur e bindur që padia e tij do të dështojë.
“Kjo padi do të dështojë. Sigurisht që do të dështojë”, ka shkruar Kusari.