Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kush do ta monitorojë zbatimin e rregullores që ndalon dinarin?

31/01/2024 - 14:45
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Kush do ta monitorojë zbatimin e rregullores që ndalon dinarin?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore, Inspektorati i Tregut… Të gjitha përmenden si përgjegjëse të mundshme për monitorimin e zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që e përcakton euron si valutë të vetme për pagesë.

Vetë rregullorja nuk e specifikon, por thotë se “autoritete kompetente janë autoritetet vendore të zbatimit të ligjit në Republikën e Kosovës”.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, kryetari i Bordit të BQK-së, Bashkim Nurboja, tha se “zbatimin e bëjnë institucionet e drejtësisë, nuk e bën BQK-ja” dhe përmendi Doganën e Kosovës në mënyrë të veçantë.

REL-i dërgoi pyetje edhe në institucionin e BQK-së për më shumë sqarime, por nuk mori përgjigje.

Me rregulloren, që u publikua më 17 janar dhe pritet të hyjë në fuqi më 1 shkurt, komunitetit serb në Kosovë do t’i ndalohet përdorimi i dinarit të Serbisë për pagesa me para të gatshme.

Nga paslufta, më 1999, banorët e dhjetë komunave me shumicë serbe, të inkurajuar nga Beogradi, e kanë shfrytëzuar dinarin për gjithçka – nga rrogat dhe pensionet deri te pagesat në dyqane dhe restorante.

Rregullorja e re mundëson që dinarët të mbahen në llogari bankare ose të shkëmbehen në euro.

“Nuk ka pasur përgatitje”

Profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, i cili ka qenë edhe anëtar i Bordit të BQK-së, tha se, krahas rregullores, BQK-ja është dashur të nxjerrë edhe një udhëzim administrativ, i cili do të sqaronte se cilët mekanizma duhet ta zbatojnë rregulloren.

“…është dashur së paku një vit që shitësit dhe konsumatorët të përgatiten për ndryshime”.

“Kjo do të thotë se nuk janë bërë përgatitje paraprake, adekuate… që të përgatiten edhe bankat, por edhe qytetarët serbë, të cilët marrin ndihma dhe paga nga Serbia”, tha Bektashi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, “është dashur së paku një vit që shitësit dhe konsumatorët të përgatiten për ndryshime”.

Ai shtoi se, në bazë të praktikës së kontrollit të tregut, zbatimin e rregullores duhet ta monitorojnë: Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore dhe Inspektorati i Tregut.

Inspektorati i Tregut “është gati”

Radio Evropa e Lirë iu drejtua të tria institucioneve të lartpërmendura për komente dhe, deri më tash, mori përgjigje vetëm nga Inspektorati i Tregut.

Zëvendësi i kryeinspektorit, Naim Hajra, tha se ky organ, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, është i gatshëm me të gjitha kapacitetet që “të reagojë menjëherë” pas hyrjes në fuqi të rregullores.

Ai theksoi se, nga 1 shkurti, të gjitha çmimet e produkteve në vitrinat e dyqaneve duhet të jenë të ekspozuara me valutën euro dhe, pa precizuar, tha se Inspektorati i Tregut ka numër të mjaftueshëm inspektorësh për ta inspektuar gjendjen.

Për këtë qëllim tha se ka shërbyer edhe një vizitë e ministres së Industrisë, Rozeta Hajdari, në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – më 25 janar.

“Jemi pajtuar për të ndërtuar kapacitete të Inspektoratit të Tregut, përmes të cilave synojmë ta zbatojmë këtë udhëzim [të BQK-së]”, tha Hajra.

Ai po ashtu shpjegoi se, në rast se inspektorët hasin në çmime të vendosura në dinarë, bizneset do të ndëshkohen në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve.

Ky ligj parasheh gjoba nga 1.000 deri në 20.000 euro, varësisht nga shkelja ligjore.

Polemikat për dinarin

Neni 11 i Kushtetutës së Kosovës përcakton “një monedhë të vetme” si mjet të vlefshëm pagese në Kosovë.

Por, për vite me radhë, dinarët arritën në Kosovë përmes Bankës Popullore të Serbisë, e cila ka një kasafortë në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës. Ato para, pastaj, i transportonte kompania për transport të parave “Henderson”.

I pyetur nga REL-i se përse është dashur të nxirret tani një rregullore për zbatimin e ligjeve që ekzistojnë, kryetari i Bordit të BQK-së, Nurboja, tha:

“Nëse nuk është fuqizuar ligji, atëherë nuk e fuqizon as rregullorja. Por, kjo rregullore vetëm i përcakton instrumentet dhe aktorët përkatës që kanë përgjegjësi për zbatimin e ligjit. Deri dje ka qenë ligji që e ka specifikuar, por aktorë përkatës nuk ka pasur. Tash, pasi ka qenë në domenin tonë dhe një ligj – Ligji i BQK-së – e përcakton se institucionet tjera duhet ta ndihmojnë BQK-në në zbatimin e rregulloreve dhe ligjeve, atëherë ne veç i kemi precizuar gjërat. Nuk ka diçka shtesë”.

Bashkësia ndërkombëtare kërkoi nga Kosova që ta pezullojë zbatimin e rregullores së BQK-së, duke shprehur shqetësim për ndikimin e saj “sidomos në shkolla dhe spitale”, që paguhen me dinarë, e për të cilat, siç tha, “nuk duket i zbatueshëm asnjë proces alternativ, për momentin”.

Sipas grupit QUINT, që përfshin SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën dhe Italinë, kjo çështje duhet të diskutohet më tej në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

BE-ja, në anën tjetër, kërkoi marrëveshje në dialog për vendimin e BQK-së.

Derisa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, paralajmëroi të mërkurën dakordim për çështjen e dinarit, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha më 24 janar se “Kushtetuta është e shenjtë dheduhet të zbatohet”. /REL/

JU REKOMANDOJMË

Një i vrarë e dy të plagosura rëndë, krejt çfarë dihet deri më tani për rastin në Majac të Podujevës

Një i vrarë e dy të plagosura rëndë, krejt çfarë dihet deri më tani për rastin në Majac të Podujevës
23/03/2026 - 02:04

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Majac të Podujevë, ku një 45-vjeçar nga Obiliqi dyshohet se është vrarë nga një 31-vjeçare nga...

Më shumëDetails

320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës
23/03/2026 - 02:00

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës, interesimi i të rinjve...

Më shumëDetails

Osmani thumbon Abdixhikun nga çajtorja e Llapit: Duhet me ia marrë xhygymat

Osmani thumbon Abdixhikun nga çajtorja e Llapit: Duhet me ia marrë xhygymat
22/03/2026 - 23:56

Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon të realizojë një “parafushatë” nëpër komuna të ndryshme. Kësaj radhe ka vizituar Podujevën. Përgjatë kësaj vizite, ajo qëndron në një çajtore në Podujevë,...

Më shumëDetails

Bashkim Ramosaj, distancohet nga “Lëvizja e Deçanit”: Nuk kane të bëjnë as me komb e as me fe, nuk kanë as din as iman

Bashkim Ramosaj, distancohet nga “Lëvizja e Deçanit”: Nuk kane të bëjnë as me komb e as me fe, nuk kanë as din as iman
22/03/2026 - 23:00

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, është distancuar nga “Lëvizja e Deçanit”. Në një video që është shpërndarë në rrjete sociale, Ramosaj në një iftar të organizuar...

Më shumëDetails

Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje
22/03/2026 - 22:06

Podujeva është tronditur pasditen e sotme për një vrasja makabre e një personi dhe plagosja e dy grave. Ilaz Brahimi është vrarë në fshatin Majac nga e dyshuara...

Më shumëDetails

Ky është i vrari në Majac të Podujevës (Emri)

Ky është i vrari në Majac të Podujevës (Emri)
22/03/2026 - 22:01

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Majac të Podujevës, ku një person ka humbur jetën në rrethana tragjike. Viktima dyshohet se është Ilaz Brahimi,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    582 Shpërndaje
    Shpërndaje 233 Tweet 146
  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Skandali i “Rene Clinic”: Injektonin Botox dhe fillerë ilegalisht – klinika e Jeta Rukiqi Krasniqit operonte edhe me personel të palicencuar

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ky është i vrari në Majac të Podujevës (Emri)

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • U kap nga policia dhe inspektorët duke injektuar botox dhe fillerë ilegalisht – Klinika “Revita” e Besa Berishës sfidon shtetin, vazhdon punën edhe pse ka ndalesë aktive

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë