Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se pesë zyrtarë amerikanë do të jenë të pranishëm në dhomë me Donald Trump kur Volodymyr Zelensky të takohet me presidentin amerikan në Zyrën Ovale.
Ata janë Zëvendëspresidenti JD Vance, Sekretari i Shtetit Marco Rubio , Shefja e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles, i dërguari special Steve Witkoff dhe i dërguari special Keith Kellogg.
Ndërsa, siç raporton BBC, transmeton Klankosova.tv, Zelensky do të shoqërohet nga Andriy Yermak , shefi i tij i lartë i stafit dhe Rustem Umerov, ish-ministër i mbrojtjes dhe tani kreu i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës.