Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

15/03/2026 - 13:15
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani: Vlerësojmë kontributin e Trump për paqen në rajon!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për ata që ndjekin politikën në Kosovë, zhvillimet e fundit duken si ‘déjà vu’. Deri para një muaji, vendi kaloi gati një vit me Qeveri në detyrë dhe pa Kuvend funksional. Sot, institucioni më i lartë legjislativ mbetet sërish i bllokuar, në pritje të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Arsyet mund të jenë të ndryshme, por sipas analistit Daniel Serwer, një krizë që zgjat kaq gjatë, “nuk është normale”, dhe minon pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai paralajmëron se, në këto kushte, vendi rrezikon drejtpërdrejt mbështetjen e SHBA-së.

“Po flas për një marrëdhënie të vërtetë dhe të qëndrueshme midis Uashingtonit dhe Prishtinës, dhe kjo marrëdhënie nuk mund të ndërtohet me një qeveri në detyrë dhe pa president. Thjesht, nuk funksionon kështu”, thotë Serwer, nga Universiteti Johns Hopkins, për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Tensionet kulmuan më 6 mars, kur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nxori dekret për shpërndarjen e Kuvendit – vetëm një ditë pasi ai dështoi të zgjidhte presidentin e ri të shtetit.

“Këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm dhe me qëllime të rrezikshme… Në kohë pasigurish të mëdha në rajon dhe në botë, Kosova nuk mund ta ketë luksin e zvarrtjeve të pafundme dhe të legjitimitetit të kontestuar”, tha Osmani në një konferencë për media.

Ajo nuk përmendi emra konkretë, por dekreti i saj u sfidua në Gjykatën Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti, me arsyetimin se bie ndesh me Kushtetutën.

“Unë nuk besoj se mund të flasim për zgjedhje të reja pa e thënë fjalën e vet Gjykata Kushtetuese, meqenëse kemi mospajtime dhe kemi një kërkesë para saj”, u tha Kurti gazetarëve.

Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme deri më 31 mars ndaj dekretit për shpërndarjen e Kuvendit. Deri atëherë, institucioni nuk mund të zhvillojë asnjë aktivitet parlamentar – as të mblidhet për zgjedhjen e presidentit të ri, edhe pse mandati i presidentes Osmani përfundon më 5 prill.

Krejt kjo situatë kujton edhe vitin 2025, kur pas zgjedhjeve të shkurtit Kuvendi mezi u konstituua, pas dhjetëra përpjekjesh, ndërsa Qeveria nuk arriti të formohej, dhe vendi përfundoi sërish në zgjedhje.

Serwer paralajmëron se ky cikël krizash ka tejkaluar tashmë pengesat normale të një sistemi parlamentar, duke e bërë Kosovën të duket jokompetente në sytë e aleatëve.

“Është problemi me Gazën, është problemi me luftën në Iran, është problemi me luftën në Ukrainë. Kush do ta dëgjojë një vend që nuk mund të gjejë një president?”, thotë Serwer.

Bashkimi Evropian, me gjasë, jo.

Komisionarja për Zgjerim, Marta Kos, ka shtyrë vizitën e planifikuar këtë javë në Kosovë, duke e lidhur këtë vendim direkt me zhvillimet e fundit politike.

Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i BE-së tha se blloku është i gatshëm të mbështesë agjendën evropiane të Kosovës, por se kjo kërkon institucione plotësisht funksionale.

Radio Evropa e Lirë pyeti edhe ambasadat e vendeve të Quint-it – SHBA-së, Britanisë, Gjermanisë, Francës dhe Italisë – se si e shohin ato krizën politike në Kosovë dhe nëse ajo mund të ndikojë në angazhimin e tyre.

Përgjigje mori vetëm prej Ambasadës gjermane, e cila tha se “Gjermania vazhdon të jetë një mike dhe partnere e fortë në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik. Për të arritur përparim në këtë rrugë, ne kemi nevojë për institucione të konsoliduara plotësisht dhe të qëndrueshme”.

Ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, shkroi në rrjetet sociale se Kosova ka nevojë urgjente për t’iu rikthyer stabilitetit politik dhe për të bërë përparim në agjendat e brendshme dhe ndërkombëtare, ndërsa e cilësoi si “jetik” dialogun konstruktiv për gjetjen e një rruge përpara.

Augustin Palokaj, gazetar me përvojë në politikën evropiane, thotë se kjo krizë ndodh në një moment kyç, kur Kosova kishte shansin të rikuperonte humbjet e viteve të fundit, shkaktuar nga masat ndëshkuese të BE-së dhe mungesa e institucioneve funksionale.

Ai paralajmëron se nëse kriza vazhdon, dhe çon edhe në një palë zgjedhje, rrezikohet përdorimi i miliona eurove nga Plani i Rritjes i BE-së dhe fondet e tjera ndërkombëtare.

“Të gjithë duan që në Kosovë të kenë partnerë të besueshëm dhe partnerë që do të kenë legjitimitet të plotë kur të flasin, të negociojnë dhe të marrin obligime në emër të Kosovës. Prandaj, nuk mund të ketë raporte me Kosovën nëse Kosova nuk ka stabilitet të brendshëm politik dhe nuk ka struktura me legjitimitet të plotë”, thotë Palokaj për Exposenë.

Për më tepër, shton ai, kriza politike mund ta pengojë Kosovën të hyjë edhe këtë vit në rend dite për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ndërsa e bën më të pasigurt edhe fatin e aplikimit të saj për anëtarësim në BE.

“Është i vetmi vend në Evropë që ka aplikuar për anëtarësim në BE, por aplikimi nuk është shqyrtuar fare dhe nuk ka as plan që të shqyrtohet. Nëse Kosova vazhdon me kriza të tilla të brendshme politike dhe nuk nxiton vetë, atëherë pse do të duhej të nxitonte BE-ja? Shtetet që edhe ashtu nuk janë të interesuara ta ndihmojnë Kosovën, do ta shfrytëzojnë këtë situatë për ta mbajtur vendin të margjinalizuar edhe në të ardhmen”, thotë Palokaj.

Vetëm dy javë para se të nxirrte dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, presidentja Osmani mori pjesë në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes për Gazën, si anëtare themeluese e kësaj nisme të ndërmarrë nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Serwer e konsideron të mençur vendimin e saj për t’u përfshirë në Bord. Edhe pse vetë nuk e mbështet, ai thotë se për Kosovën kjo është një mënyrë për t’u pozicionuar më mirë në raport me Uashingtonin.

Në Kosovë, megjithatë, sinjalet nuk kanë qenë të qarta nëse pjesëmarrja në Bordin e Paqes gëzon mbështetje të plotë politike ose jo, ndërsa mbetet e paqartë edhe si do të vazhdojë angazhimi i vendit në të ardhmen.

Serwer thotë se Kosova duhet të ruajë besimin e SHBA-së, e cila tashmë ka shfaqur pakënaqësi për ngërçin politik, duke pezulluar Dialogun Strategjik vitin e kaluar.

Ai argumenton se anëtarësimi në NATO duhet të jetë objektivi më urgjent strategjik i vendit, pasi pa mbështetjen e Aleancës, Kosova mund të mbrohet vetëm për një kohë të shkurtër. Ai paralajmëron se kriza e gjatë institucionale e kërcënon direkt këtë objektiv, duke penguar ndërtimin e një marrëdhënieje të qëndrueshme me SHBA-në, e cila është thelbësore për aplikimin e suksesshëm në NATO.

“Ju duhet të keni një marrëdhënie shumë të mirë me NATO-n, por edhe një marrëdhënie shumë të mirë me Shtetet e Bashkuara, sepse SHBA-ja do të duhet të thotë ‘po’ ose ‘jo’ për mbrojtjen e Kosovës nga Serbia, nëse ndonjëherë lind nevoja. Prandaj, unë do ta ruaja një marrëdhënie shumë të mirë me amerikanët”, thotë Serwer.

Serwer shton se zgjidhja e krizës duhet të vijë nga vetë udhëheqësit e Kosovës dhe se kompromisi është kërkesa më e natyrshme e një sistemi parlamentar.

Edhe Palokaj thekson se tejkalimi i krizës kërkon kompromise dhe koncesione mes palëve dhe se zgjidhja nuk duhet pritur apo imponuar nga jashtë.

“Partnerët duan ta shohin Kosovën të aftë për të vendosur për veten. Nuk mund të ketë kthim në të kaluarën, kur ambasadorët e huaj kanë vendosur se si të tejkalohen bllokadat politike dhe, madje, kanë shprehur preferenca për kandidatë të caktuar”, thotë Palokaj.

Ditëve të fundit u bë e madhe në media një deklaratë e një deputeti të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili, përmes një postimi në rrjetet sociale, u bëri thirrje disa ambasadorëve – pa përmendur emra – që të mos ndërhyjnë në punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila po shqyrton ankesën e kësaj partie ndaj dekretit të presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, i cili vizitoi Gjykatën Kushtetuese rreth një muaj më parë, u pyet nga gazetarët për këtë deklaratë, por nuk pranoi të komentonte.

Vitin e kaluar, gjatë krizës institucionale në Kosovë, vetë kryeministri Kurti akuzoi Gjykatën Kushtetuese për njëanshmëri dhe vendimmarrje të padrejtë. Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, vlerësoi atëkohë se këto kritika ishin ndër faktorët kryesorë që çuan SHBA-në të pezullonte Dialogun Strategjik me Kosovën.

Me fjalët e Serwerit, Kosova dikur ishte “mjaft e mirë” në organizimin e zgjedhjeve dhe në alternimin e pushtetit – një provë kjo e rëndësishme e demokracisë së saj. Por sot, sipas tij, vendi “ka humbur pak nga talenti” për ta kthyer rezultatin e zgjedhjeve në një qeveri funksionale.

Sa për fajtorët? “Nuk e di – nuk jam aty kur ata flasin mes vete”, përfundon Serwer. /REL

JU REKOMANDOJMË

Ministria e Sveçlës konfirmon “lëshimin pe”: Publikon detajet e zbatimit të masave për dokumentet nga strukturat ilegale serbe

Ministria e Sveçlës konfirmon “lëshimin pe”: Publikon detajet e zbatimit të masave për dokumentet nga strukturat ilegale serbe
15/03/2026 - 13:48

MPB njofton për regjistrimin e dokumenteve të lindjes, martesës dhe vdekjes nga institucionet jolegale serbe Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se qytetarët e Republikës...

Më shumëDetails

Rrahmani–Kurtit: 24 hektarë për Manastirin e Deçanit i kalove, tash po të duhet ligji për ndërrimin e gjinisë

Rrahmani–Kurtit: 24 hektarë për Manastirin e Deçanit i kalove, tash po të duhet ligji për ndërrimin e gjinisë
15/03/2026 - 13:30

Deputeti Eman Rrahmani ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për standarde të dyfishta në vendimmarrje. Përmes një reagimi publik, Rrahmani tha se qeveria...

Më shumëDetails

Zbulohet mashtrimi i 64-vjeçares nga Kosova, për vite me radhë i mori mbi 1 milion franga një pensionisti në Zvicër

Zbulohet mashtrimi i 64-vjeçares nga Kosova, për vite me radhë i mori mbi 1 milion franga një pensionisti në Zvicër
15/03/2026 - 12:36

Një grua 64-vjeçare nga Kosova u dënuar nga Gjykata e Qarkut në Bulach me 30 muaj burg, prej të cilave 9 muaj të shlyera në burg dhe 21...

Më shumëDetails

Hajnat bëjnë “vishkull” një shtëpi në Leposaviq, demolohen orenditë dhe vidhen sende

Hajnat i hyjnë në banesë një prokurori të shtetit, i vodhën portofolin dhe çelësat e banesës
15/03/2026 - 12:23

Një shtëpi në fshatin Pridvoric të Leposaviqit është bërë cak i hajdutëve, të cilët kanë depërtuar me forcë brenda dhe kanë bërë vishkull tërë shtëpinë, duke demoluar orenditë...

Më shumëDetails

Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët që ranë në mars

Vendimi i Gjykatës Speciale, OVL-UÇK: Zhgënjyes dhe i padrejtë, s’mund të mbyllen sytë para realitet që njeh bota
15/03/2026 - 12:03

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka përkujtuar të gjithë dëshmorët e vendit që ranë në muajin mars, në luftën e fundviteve ‘90. “Në muajin mars,...

Më shumëDetails

10-shi i UÇK-së feston sot ditëlindjen, bashkëshortja e uron me një mesazh plotë mall

Rexhep Selimi feston sot ditelindjen, gruaja e tij e uron nga Haga
15/03/2026 - 11:36

Sot feston ditëlindjen ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi. Me këtë rast, bashkëshortja e tij, Shqipe Selimi e ka uruar publikisht përmes një postimi në Facebook....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Kurti “lëshon pe” për serbët, Vuçiq: U shmang katastrofa e ndonjë konflikti

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Matoshi për Ligjin e të Huajve: Kurti me këtë vendim dëshmoi lidership dhe përgjegjësi politike

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Real Madridi e merr vendimin për të ardhmen e Viniciusit

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Zvicër: Dënohet me burg e dëbim kosovarja 64-vjeçare për mashtrim të zviceranit me mbi 1 milion euro

    76 Shpërndaje
    Shpërndaje 30 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë