Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kush është biznesmeni i lidhur me botën e krimit që po lobon për “çnjohjen” e Kosovës

17/01/2023 - 14:41
në Kryesore, Lajme
A A
Kush është biznesmeni i lidhur me botën e krimit që po lobon për “çnjohjen” e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shteti serb vazhdon të përdor çdo formë për të penguar politikën ndërkombëtar të Kosovës. Konkretisht, Ministria e Jashtme e Serbisë po lobon që t’i bindë shtetet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta ç’njohin dhe të pozicionohen kundër shtetit tonë. Qeveria serbe ka instaluar korrupsionin dhe ryshfete si mjete diplomatike për të arritur këtë qëllim.

Një ndikim të madh të disa shtet që raportohet se kanë hequr njohjen ka pasur biznesmeni serb, Vladimir Cizelj i cili është sekser i Vuçiqit dhe Daçiqit. Cizelj njihet për të kaluarën e tij kriminale dhe lidhjet me rrjetet e krimit të organizuara jashtë Evropës.

Vladimir Cizelj është drejtori i Kompanisë “Vlatacom Institute”, i njohur për afera korruptive në shumë vende afrikane dhe me çështje gjyqësore në Botsvanë, është personi që vazhdon të shtroj tepihun e kuq për diplomacinë koruptive të Serbisë, që ka prekur edhe ministrin e Jashtëm të Togos, Robert Dussey.

Kush është Vladimir Cizelj dhe cilat janë aferat korruptive të tij

Të gjitha notat diplomatike të treguara në Beograd të cilat janë hedhur poshtë nga qeveritë përmes kanaleve diplomatike ose publikisht janë shkruar nga një person i vetëm, Vladimir Cizelj i cili është i njohur për të kaluarën e tij kriminale dhe lidhjet me rrjetet e krimit të organizuara jashtë Evropës dhe i cili shërben tani si Këshilltar për Ministrin e Jashtem Serb.

Cizelj ishte përfshirë në Botsvana në një skandal të njohur si çështja e Jerry Chitube për shitjen e sistemeve të enkriptimit në Botsvanë nëpërmjet marrjes së ryshfetit nga anëtarë të lartë të qeverisë. Në çështjen Jerry Chitube, Cizelj njihej si “njeriu kofer”.

Vladimir Cizelj dhe kompania e tij Vlatacom kanë qenë gjithashtu në qendër të polemikave për biznese të marra nga Ministria serbe e Punëve të Brendshme përmes ofertave sekrete në kohen kur Minister ishte Ivica Dacic. Auditori Shtetëror Serbi kishte ngritur dilema rreth një numri të tenderëve të nënshkruar me Vlatacom.

Një skandal tjetër ku përfshihej Cizelji ishte çështja e korrupsionit në Bankën Kombëtare të Serbisë, ku përfshihej edhe ish-shefi i kabinetit të Ivica Daçiq, Branko Lazareviç. Cizelj qëndron pranë Ivica Daçiq në vazhdimin e “diplomacisë kofer” kundër Kosovës në të gjithë botën.

Cizeljështë përfshirë drejtpërsëdrejti në Suriname, Komore, Lesoto, Burundi, ku ka korruptuar zyrtarë të lartë në këto vende për të lëshuar nota verbale të rreme dhe ka mbyllur marrëveshjet e armëve me diktaturat që blejne armë serbe dhe teknologjinë e prodhuar nga Vlatacom.

Dyshimet se ai ka ndikuar në heqjen e njohjes edhe nga shteti i Togo’s

Jetlir Zyberaj i cili ka shërbyer si këshilltar i Behgjet Pacollit gjatë kohës sa ka qenë në krye të diplomacisë kosovare ka reaguar rreth zhvillimeve të djeshme që ndërlidhen me tërheqjen e njohjes nga Togo.

Zyberaj pretendon se në gjithë fushatën e Serbisë kundër Kosovës është i përfshirë drejtori i kompanisë “Valtacom Institue”. Vladimir Cizelj, të cilin e quan edhe “sekser i Vuçiqit dhe Daçiqit”.

Sipas njeriut të afërt të Pacollit Cizelj është njeriu që po e shtron tepihun e kuq për diplomacinë korruptive të Serbisë, e që thotë se kjo tepih iu shtuar edhe kryediplomatit të Togos, Robert Dussey.

Reagimi i plotë i Zyberajt:

Drejtori i Kompanisë “Vlatacom Institute”, Vladimir Cizelj, sekseri i Vuçiqit dhe Daçiqit, i njohur për afera korruptive në shumë vende afrikane dhe me çështje gjyqësore në Botsvanë, është personi që vazhdon të shtroj tepihun e kuq për diplomacinë koruptive të Serbisë, që ka prekur edhe ministrin e Jashtëm të Togos, Robert Dussey.

Nuk është se pritet diçka tjetër nga Serbia, ajo ka këtë formë të politikës së jashtme, duke mbështetur regjime që vrasin njerëz dhe korruptojnë diplomatë. Problemi është se në Kosovë ka nga ata që e përdorin këtë fushatë të Serbisë, e cila është kundër shtetit të Kosovës, më së shumti për sulme ndaj kundërshtarëve politikë, e ndaj Serbisë heshtin.

Ryshfeti si mjet diplomatik i Beogradit

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës vazhdimisht kishte shprehur shqetësimin e saj për raportet se qeveria serbe ka instaluar korrupsionin dhe ryshfete si mjete diplomatike për të fituar dokumente të falsifikuara që nuk shërbejnë asgjë vetëm për përshkallëzimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Kosova është përballur në tre vitet e fundit më një fushatë të paprecedent diplomatike dhe propagandistike nga Serbia me mbështetjen e Rusisë dhe vendeve të tjera për të penguar integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare. Ne kemi përcjellur disa herë në vitet e fundit këto mjete diplomatike të përdorura nga Serbia dhe i kemi ngritur ato në Bruksel dhe kryeqytetet kryesore perëndimore me fakte konkrete. Në të njëjtën kohë ne kemi informuar opinionin publik për këtë mënyrë sesi Serbia po përdor ryshfete dhe korrupsion.

Serbia ka përdorur çdo mjet për të penguar Kosovën ndërkombëtarisht. Ne kemi shprehur shqetësimin tonë se kanë përdorur ryshfete, afera koruptive, shitje të armëve dhe marrëveshje për heqjen e vizave dhe afera jo-moralshme (si rasti i INTERPOL-it) për të kundërshtuar Kosovën. Serbia ka ftuar zyrtarë të huaj në Beograd në vizita pa marrë parasysh legjitimitetin e tyre dhe përmes ryshfeteve janë lëshuar “nota diplomatike” dhe dokumente të rreme që janë hedhur poshtë nga vendet përkatesë mandej.

Organizatat ndërkombëtare si Amnesty International kanë shprehur shqetësimin e tyre për shitjen e armëve të Serbisë në Afrikë. Në shumë vende kjo është përdorur si një mjet për të forcuar propagandën e saj në shtëpi për Ivica Daçiçin”, kushte reaguar MPJ.

JU REKOMANDOJMË

Berisha – Qeverisë: Mos gaboni t’i largoni veteranët nga rritja e pagës minimale
Lajme

Berisha: Nga provoja ime policore, hajnin ski nevoj me quajt oligark, veç i gjen faktet sikur për Faton Pecin!

27/05/2025 - 20:34
Çka po paralajmëron kështu Lirim Mehmetaj për Hajrulla Çekun?
Lajme

Çka po paralajmëron kështu Lirim Mehmetaj për Hajrulla Çekun?

27/05/2025 - 20:22
Berisha zbulon çka tha Kurti kur erdhi në qeveri: I shtrirë e pa kravatë thoshte “S’di çka i bëra vetes që nuk ndeja në opozitë”
Lajme

Berisha zbulon çka tha Kurti kur erdhi në qeveri: I shtrirë e pa kravatë thoshte “S’di çka i bëra vetes që nuk ndeja në opozitë”

27/05/2025 - 20:14
PDK nesër mban konferencë për media, nuk dihet arsyeja
Lajme

PDK nesër mban konferencë për media, nuk dihet arsyeja

27/05/2025 - 20:10
Komuniteti i biznesit proteston të enjten, shkak vendimi i ZRrE-së për rrymën
Lajme

Komuniteti i biznesit proteston të enjten, shkak vendimi i ZRrE-së për rrymën

27/05/2025 - 20:04
Trump me kritika të ashpra ndaj Putinit: Po luan me zjarrin
Lajme

Trump me kritika të ashpra ndaj Putinit: Po luan me zjarrin

27/05/2025 - 20:01

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Afera me fabrikën e mbetjeve shtazore/ Bastiset kompania e biznesmenit multimilioner nga Ferizaj

    Afera me fabrikën e mbetjeve shtazore/ Bastiset kompania e biznesmenit multimilioner nga Ferizaj

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Tërstenik: Nipi e nxjerr dajën nga shtëpia, me polici (VIDEO)

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Inspektorati Shëndetësor zbarkon në “Spitalin Amerikan 2”, kapen tre mjekë turq duke punuar pa licencë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Prokurori Shala jep detaje lidhur me bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Reagon vëllai i Festim Isufit: Zbulon se a e fajëson familja e tij Rinën për vdekjen e Festimit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë