Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kush është Flamur Blakaj, profesori–eksperti i mjekësisë ligjore që punon në kompani private e ka edhe biznes të vetin, pasuri afro gjysmë milioni euro

11/11/2025 - 12:56
në Lajme
A A
Kush është Flamur Blakaj, profesori–eksperti i mjekësisë ligjore që punon në kompani private e ka edhe biznes të vetin, pasuri afro gjysmë milioni euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori i asociuar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, Flamur Blakaj, është ndër zyrtarët publikë me më shumë angazhime të njëkohshme në sektorin publik dhe privat. Përveç funksionit të tij akademik, ai ushtron detyra edhe në Institutin e Mjekësisë Ligjore, bashkë me veprimtarinë në një biznes privat të regjistruar në emrin e tij.

Sipas deklarimit vjetor të dorëzuar më 29 mars 2025 në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Blakaj ka raportuar disa poste zyrtare dhe një pasuri të konsiderueshme të përbërë nga prona të paluajtshme, mjete të luajtshme dhe llogari bankare.

Tri pozita në institucione publike dhe një biznes privat

Në dokumentin zyrtar, Blakaj ka deklaruar se: është profesor i asociuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, që nga 28 korriku 2020; punon si ekspert i mjekësisë ligjore në Institutin e Mjekësisë Ligjore, pozitë që e mban prej 17 tetorit 2017 si dhe është ekspert për dëme shëndetësore në kompaninë e sigurimeve SIGMA Vienna Insurance Group, që nga 1 prilli 2016.

Përveç këtyre, ai figuron si aksionar 100% në biznesin e tij privat “Zyra Shërbese EKS Blakaj B.I.”, të regjistruar më 4 qershor 2008, ku kryen shërbime të ekspertizës mjeko-ligjore.

Pasuri e paluajtshme me vlerë mbi gjysmë milioni euro

Në pjesën e pasurisë, Blakaj ka deklaruar gjithsej shtatë prona të paluajtshme:

një zyre me sipërfaqe 66.90 metra katror, blerë me kursime në vitin 2024, në vlerë 76,000 euro,

dy banesa me sipërfaqe që variojnë nga 51.40 m2 metra katrorë deri në, 118.31 të përfituara nga kursimet ose trashëgimia, me vlera që kalojnë 200 mijë euro.

një shtëpi 59 metra katrorë që kap vlerën e 45 mijë eurove.

dy truallë, njëri 385 metra katror në vlerë prej 75 mijë euro dhe një tjetër 14.20 ari që figuron në pronësi të bashkëshortes në vlerë prej 50 mijë euro.

Në kuadër të pasurisë së paluajtshme ai ka deklaruar edhe një garazhë 12.5 m2, 6 mijë euro.

Pasuria e paluajtshme e Blakajt është afro gjysmë milioni.

Dy vetura dhe depozita bankare mbi 70 mijë euro

Në pasuritë e luajtshme, Blakaj ka deklaruar dy automjete:

një veturë e blerë në vitin 2022 për 20,000 euro, në bashkëpronësi me bashkëshorten,

dhe një tjetër e vitit 2014, me vlerë 9,000 euro, në pronësi personale.

Ai ka raportuar gjithashtu nëntë llogari bankare në institucione të ndryshme në Kosovë, përfshirë ProCredit Bank, BKT, NLB, TEB dhe Raiffeisen Bank, me shumën e përgjithshme mbi 70,000 € të deponuara.

Mjetet, sipas dokumentit, rrjedhin nga paga, kursimet dhe honoraret profesionale.

Të ardhurat vjetore nga disa burime

Nga funksionet që mban, Blakaj ka raportuar të ardhura të shumta:

7,572 euro nga Ministria e Drejtësisë për shërbime ekspertize,

16,270 euro nga Zyra e tij private “EKS Blakaj”,

15,600 euro nga Universiteti i Prishtinës,

11,286 euro nga SIGMA Vienna Insurance Group,

dhe të ardhura shtesë më të vogla nga shitja e librave universitarë dhe honorare të tjera.

Në total, të ardhurat e deklaruara për vitin e fundit kalojnë 50 mijë euro.

Në deklarim, profesori ka bërë të ditur edhe një kredi aktive në Bankën Kombëtare Tregtare, në vlerë 50,000 €, marrë për blerje zyre, me afat shlyerjeje deri më 5 shkurt 2029.

Blakaj nuk ka raportuar zotërim të letrave me vlerë apo kriptovalutave dhe asnjë donacion ndaj partive politike apo shpenzime të tjera të kësaj natyre./Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Hill: Demaçi ishte kundër çdo gjëje që s’kishte pavarësi, kur kishte problematika supozonim që ishte ai
Lajme

Rexhep Selimi nuk ishte në pozitë të lartë në UÇK, sipas Hill

11/11/2025 - 14:43
Kryeziu – Kurtit: Krijimi i lajmeve për të shantazhuar e për të mbyllur debatet mbi keqpërdorimet, është taktikë tipike e lajmeve të rreme
Lajme

Kryeziu: KQZ duhet të flasë si autoritet kushtetues, s’mund të garantojë zgjedhjet një biznes privat

11/11/2025 - 14:28
Prokuroria jep urdhër që të rinis rinumërimi i votave në Mitrovicë
Kryesore

Prokuroria jep urdhër që të rinis rinumërimi i votave në Mitrovicë

11/11/2025 - 14:22
Skandaloze: Ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu kërkon zyrtarisht përjashtimin e kryeprokurorit Njazi Rexha pasi kërkoi hetime për votimin në Mitrovicë
Lajme

Skandaloze: Ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu kërkon zyrtarisht përjashtimin e kryeprokurorit Njazi Rexha pasi kërkoi hetime për votimin në Mitrovicë

11/11/2025 - 14:12
Kompania CETIS që bëri “gabimin” në fletëvotimet e Mitrovicës, ishte në ortakëri me Martin Berishajn
Lajme

Kompania CETIS që bëri “gabimin” në fletëvotimet e Mitrovicës, ishte në ortakëri me Martin Berishajn

11/11/2025 - 13:44
Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Bangladeshit
Kryesore

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Bangladeshit

11/11/2025 - 13:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshimet për manipulime të votave në Mitrovicë -Jug, flasin nga kompania sllovene “Cetis”

    Dyshimet për manipulime të votave në Mitrovicë -Jug, flasin nga kompania sllovene “Cetis”

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Nura: Sjellja e dy përfaqësuesve të PDK-së në KQZ ka qenë për keqardhje dhe në kundërshtim me interesat e partisë

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • A do ta votojë Konjufcën për kryeministër? flet Nait Hasani

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • Rrustem Mustafa për dëshminë e Hill-it: Disa mbetje të Millosheviqit janë ende në Kosovë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ish-zyrtarja ligjore e VV’së ngrit dyshime: Si ndodhi që fletëvotimet nga një biznes pasiv të kenë probleme vetëm në Mitrovicë?

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë