Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kush është gjyqtarja që me plot gojë shqiptoi dënimin për vrasësit e Liridona Ademajt?

21/04/2026 - 15:29
në Kryesore, Lajme
A A
Kush është gjyqtarja që me plot gojë shqiptoi dënimin për vrasësit e Liridona Ademajt?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot, në një sallë të mbushur me dhimbje, drejtësia foli.

Vrasësit e Liridona Ademajt, të cilët kryen një krim monstruoz në vitin 2023, morën dënimin që merituan për aktin e tmerrshëm që tronditi jo vetëm familjen e saj, por gjithë shoqërinë kosovare.

Në një atmosferë të ngarkuar emocionale, ku të pranishëm ishin familjarët e viktimës, gazetarë e policë, kryegjyqtarja Fatime Dërmaku shpalli vendimin. Dënimi për Naim Murselin dhe Granit Plavën ishte i përjetshëm, ndërsa për Kushtrim Kokallën, 30 vjet burg.

Me duar që i dridheshin nga emocionet, gjyqtarja e Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore, kumtoi vendimin që dënonte kriminelët që organizuan vrasjen e tmerrshme të Liridonës, në sy të dy fëmijëve të saj të pafajshëm.

“Gjykata Themelore në Prishtinë pas këshillimit dhe votimit sot, në emër të popullit merr dhe publikisht shpall këtë aktgjykim. I akuzuari Naim Murseli me të dhëna sikur në shkresat e lëndës, është fajtor për veprën penale të kryer në bashkëkryerje “vrasje e rëndë”. I akuzuari Granit Plava është fajtor për veprën penale të kryer në bashkëkryerje “vrasje e rëndë”. I akuzuari Granit Plava është fajtor për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. I akuzuari Kushtrim Kokalla është fajtor për veprën penale “ndihmë në kryerjen e veprës penale, vrasje e rëndë”, tha Dermaku.

“Andaj Gjykata në bazë të dispozitave ligjore të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të akuzuarit i gjykon: Naim Murseli dhe Granit Plava ju shqipton dënim me burgim të përjetshëm. Të akuzuarin Kushtrim Kokalla, i shqiptohet dënim prej 30 vitesh”, shtoi ajo.

Në momentin e shqiptimit të aktgjykimit, e gjithë salla duartrokiti, ndërsa familjarët e të ndjerës u përqafuan me lot në sy.

Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj pas dënimit tha se vendimi shkon për motrën e ndjerë dhe fëmijët e saj të cilët nuk do ta shohin përjetësisht nënën. Ndërsa babai i saj, Hajdar Ademaj theksoi se këtë ditë e ka pritur prej kohësh.

Sot, familjarët e saj morën një pjesë të drejtësisë, ndonëse dhimbja për humbjen mbetet e pa shuar./Klankosova.tv

JU REKOMANDOJMË

Pak deputetë kthehen në seancë, mungon kabineti qeveritar

Pak deputetë kthehen në seancë, mungon kabineti qeveritar
21/04/2026 - 16:17

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme pas pauzës. Në sallë po mungon kabineti qeveritar, ndërsa u panë edhe shumë pak deputetë që po marrin pjesë. Në...

Më shumëDetails

Kurti iu çon fjalë Hamzës e Abdixhikut që të pyesin në Europë për ofertën që ua bëri , përmend Merzin, Tuskun…

Kurti iu çon fjalë Hamzës e Abdixhikut që të pyesin në Europë për ofertën që ua bëri , përmend Merzin, Tuskun…
21/04/2026 - 16:15

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka folur sot për ofertën që i ka bërë PDK-së e LDK-së në këmbim të një marrëveshjeje për presidentin. Kurti ka thënë se...

Më shumëDetails

A ka krisje të raportit mes tij dhe Lumir Abdixhikut? Kështu përgjigjet Përparim Rama

A ka krisje të raportit mes tij dhe Lumir Abdixhikut? Kështu përgjigjet Përparim Rama
21/04/2026 - 16:08

Ditën e sotme është raportuar për një krisje të raporteve mes Përparim Rama, kryetar i Prishtinës dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Sipas këtyre raportimeve shkak u bë...

Më shumëDetails

Quni: Oferta e fundit e Kurtit ndaj LDK-së, shantazh i pastër politik

Quni: Oferta e fundit e Kurtit ndaj LDK-së, shantazh i pastër politik
21/04/2026 - 16:05

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, në veçanti për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke paralajmëruar mundësinë e shkuarjes në...

Më shumëDetails

Mali i Zi tronditet nga një vrasje e trefishtë, viktimat dhe i dyshuari shokë mes vete

Mali i Zi tronditet nga një vrasje e trefishtë, viktimat dhe i dyshuari shokë mes vete
21/04/2026 - 15:58

Një vrasje e trefishte ka tronditur sot Malin e Zi. Sipas raportimeve të “Vijesti”, ngjarja ka ndodhur tek lagjja që njihet si “Aeroporti i Vjetër” në Podgoricë, ku...

Më shumëDetails

Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Haxhiu: Drejtësia dha një përgjigje të merituar e të fortë

Ministrja Haxhiu publikon listën e pasurive të konfiskuara të Milan Radojçiqit
21/04/2026 - 15:51

Ushtruesja e detyrës së presidentes, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, tha se me dënimin e përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës, si dhe me 30 vjet burgim ndaj Kushtrim...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti i bixhozit, Prokuroria e Mitrovicës do të kërkojë 30 ditë paraburgim – hetimet përfshijnë edhe incizime të fshehta

    Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm në Mitrovicë, ja për çka dyshohen nga prokuroria (Emrat)

    233 Shpërndaje
    Shpërndaje 93 Tweet 58
  • “Do ta trondisin Kosovën!”, Ermal Panduri paralajmëron publikimin e dosjeve që mund ta ndryshojnë historinë

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Muhamet Gashi, i kërkuar për vrasje të rëndë, arrestohet pas katër vitesh, dyshohet se punonte si shofer i nxënësve me identitet të rremë

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Këto janë lokalet e njohura ku u mblodhën të dyshuarit e arrestuar për bixhoz

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Këto janë çmimet e derivateve sot në Kosovë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë