Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kush fitoi në Qendrat e Votimit ku votuan kandidatët për kryeministër?

11/02/2025 - 12:46
në Kryesore, Lajme
A A
Kush fitoi në Qendrat e Votimit ku votuan kandidatët për kryeministër?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar 99.17 përqind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.

Sipas këtyre të dhënave, ku nuk përfshihen votat me kusht, ato të diasporës dhe të personave me aftësi të kufizuara, LVV prin me 40.83%, PDK renditet e dyta me 22.15 %, LDK e treta me 17.59 % dhe koalicioni AAK-NISMA i katërti me 7.47 %.

Kandidati për kryeministër nga LVV-ja, Albin Kurti votoi në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

Në këtë Qendër të Votimit, LVV-ja prin me 47.41 %, pasuar nga LDK me 25.29 %, PDK me 18.66 % dhe AAK-Nisma me 3.57 %.

Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër ka votuar në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë të Jugut.

Në këtë Qendër të Votimit prin LVV me 55.35 % e ndjekur nga PDK me 28.76 %, LDK me 6.91 % dhe Koalicioni për Familjen si i katërti me 4.63 %.

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

LVV në këtë qendër prin me 45 %, pasuar nga LDK me 24.44 %, PDK e treta me 21.32 % dhe Koalicioni për Familjen me 4.04 %.

Ramush Haradinaj, kandidat i koalicionit AAK-NISMA për kryeministër ka votuar në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Edhe në këtë qendër prin LVV me 45.54 %, pasuar nga LDK me 24.04 %, PDK me 22.03 % dhe AAK-Nisma me 4.27 %.

Në Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 garuan 1.280 kandidatë nga 28 subjekte politike.

Katër partitë më të mëdha në vend të cilat njëherësh fituan më shumë vota: Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Koalicioni i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)-NISMA-Konservatorët- Intelektualët-Lista Ideal patën nga 110 kandidatë për deputetë.

Ndërsa, Koalicioni për Familjen, parti që nuk e kaloi pragun sipas rezultateve preliminare pati 72 kandidatë për deputetë.

Kuvendi i Kosovës ka 120 ulëse për deputetë. Prej tyre 20 janë të garantuara për komunitetet joshumicë, 10 janë për përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë, ndërkaq 10 ulëse të tjera janë për pakicat e tjera. Ulëset për komunitetet joshumicë në Kosovë janë të garantuara me Kushtetutë,

Me 99.17% të votave të numëruara, Vetëvendosje renditet e para me 339 mijë e 350 vota, apo 40.83%.

Partia Demokratike e Kosovës, sipas këtyre rezultateve, ka marrë 22.15% të votave, apo 184 mijë e 087 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta deri më tani, me 17.59%, apo 146 mijë e 241 vota. Koalicioni AAK-NISMA kanë 7.47% të votave, apo 62 mijë e 66.

Zgjedhjet e vitit 2025 për Kuvendin e Kosovës janë të gjashtat me radhë që janë mbajtur që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17.02.2008. /Kallxo

JU REKOMANDOJMË

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin e mbrëmshëm
Lajme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin e mbrëmshëm

16/01/2026 - 02:26
Digjet shtëpia në Vushtrri, humb jetën një 80 vjeçare
Kryesore

Digjet shtëpia në Vushtrri, humb jetën një 80 vjeçare

15/01/2026 - 23:58
“A doni Kosova me e pas një opozitë që i përdorë metodat e Kurtit? – Ato përdoren që 2000 vjet”, Debati Haki Abazi – Ilir Mirena për opozitën
Kryesore

“A doni Kosova me e pas një opozitë që i përdorë metodat e Kurtit? – Ato përdoren që 2000 vjet”, Debati Haki Abazi – Ilir Mirena për opozitën

15/01/2026 - 23:00
Avokatët e Hashim Thaçit në Hagë kërkojnë të tërhiqen nga mbrojtja, arsye mospagesa
Lajme

“Shumë shqiptarë janë gëzuar kur është arrestuar Thaçi“

15/01/2026 - 22:38
Haziri: Jemi afër pakos së dytë të masave ndëshkuese nga BE-ja
Lajme

Haziri thotë se përvoja nga e kaluara me VV-në dhe PDK-në nuk ua lejoi një bashkëpunim të ri

15/01/2026 - 22:07
Grabovci pas vizitës në Hagë: Drejtësia do të triumfojë, dielli do të lindë përsëri për çlirimtarët
Lajme

Grabovci pas vizitës në Hagë: Drejtësia do të triumfojë, dielli do të lindë përsëri për çlirimtarët

15/01/2026 - 21:53

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E papritur, puthje mes Labit dhe Bias ndez shtëpinë(VIDEO)

    E papritur, puthje mes Labit dhe Bias ndez shtëpinë(VIDEO)

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Prekëse: Prezantuesja e RTK-së shpërthen në lot teksa jepte lajmin për përkujtimin e masakrës ku ia vranë babain

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Digjet shtëpia në Vushtrri, humb jetën një 80 vjeçare

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Bislimi njofton: Nga nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt dhe automjetet – së pari me materiale informuese

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Jemi në hall, Pronari nuk po e hap telefonin”, Fermëret e Skenderajt thonë së prap Qumështorja “Drena” nuk po u’a paguan borxhet

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë