Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kush janë të arrestuarit për drogë që sot dolën para Gjykatës dhe çka thotë dosja për ta?

04/06/2025 - 18:12
në Lajme
A A
Dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë, arrestohet serbi në Leposaviq
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një rrjet i organizuar kriminal që dyshohet se është marrë me trafikim ndërkombëtar të narkotikëve dhe krim kibernetik është goditur nga Policia e Kosovës, në një aksion të gjerë të zhvilluar të martën me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Lidhur me rastin Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht gjatë ditës së sotme, ku në kuadër të këtij operacioni, i koduar “Qielli i Thyer”, janë arrestuar 22 persona dhe janë bastisur gjithsej 47 lokacione në katër rajone të vendit: Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Gjilan.

Kush janë të arrestuarit që sot dolën para Gjykatës për operacionin “Qielli i Thyer”?

Të dyshuarit për rastin që sot dolën para Gjykatës, pasi u arrestuan dje në aksionin e Antidrogës të urdhëruar nga Prokuroria Speciale janë: Arianit Krasniqi, Rexhep Nikqi, Ragip Bislimi, Abedin Gjakova, Armend Ismajli, Rifat Vuçetaj, Erduan Ismaili, Onur Vizdik, Lorik Tigani, Shemsi Bahtiri, Andi Vokshi, Blerim Sharapolli, Elez Elezi, Roland Beqiri, Avni Rekaliu, Edin Berisha, Ardijan Mazrekaj, Kurbin Dezdari, Kenan Brovina, Kahraman Aksoy dhe Ylli Musliu.

Por, prej ku e binin drogën, si shpërndahej nga ta në Kosovë, në shtetet e rajonit dhe ato të BE-së?

Ne dosjen e rastit, të siguruar nga Gazeta Sinjali, thuhet se ky grup gjatë periudhës 2019 deri më 3 qershor 2025 ka kryer veprën penale: Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Kjo me qëllim të përfitimit financiar.

Në dosjen e siguruar nga Gazeta Sinjali, thuhet se “të pandehurit duke qenë pjesë e këtij grupi kriminal të organizuar që merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike: kokainë, heroinë, marihuanë”.

Trafikimi sipas dosjes, bëhej nga shtetet e Amerikës së Jugut, Iranit dhe Turqisë për në Kosovë.

“Aktiviteti i tyre kriminal realizohej fillimisht duke aranzhuar porositë e narkotikëve nga shtetet e lartpërmendura dhe përmes pjesëtarëve të këtij grupi sigurohen që narkotikun ta fshehin nëpër kontejnerë të ndryshëm për bartjen e mallrave të ndryshme, përmes anijeve transportuese, përmes kamionëve për transport mallrash, përmes veturave të pajisura me bunker duke e kamufluar nëpër vende të posaçme të rregulluar ekstra për fshehjen narkotikut”.

“Të njëjtën më pas përmes rrugëve tokësore, porteve detare, përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e sjellin në Kosovës, kurse më pas pjesëtarët e këtij grupi kriminal e bënin përzierjen e narkotikut me sodë bikarbonat dhe përzierës të tjerë më qëllim të shtimit të peshës”, thuhet në dosjen e siguruar nga Gazeta Sinjali.

“Më pas e paketojnë me anë të një makine me presion dhe përsëri narkotikun e vendosin duke e kamufluar nëpër mjetet e transportit, duke e shitur tek blerësit në Serbi, Bosnje, Kroaci, Gjermani, Zvicër dhe shtete tjera të Unionit Evropian dhe një sasi në Kosovë”.

“Këtë aktivitet të pandehurit e bëjnë në bashkëpunim edhe me persona të tjerë brenda dhe jashtë Kosovës”.

Çka u sekuestrua?

Si rezultat i këtij aksioni, autoritetet kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të provave materiale, përfshirë: Lëndë narkotike, 129 vetura, 134.900 euro para të gatshme, 20.040 franga zvicerane, 490 dollarë amerikanë, 13.000 euro të falsifikuara, 9 orë dore, 36 armë të ndryshme, 1.569 fishekë dhe 1.292 copë municion, Pajisje për përpunimin dhe paketimin e heroinës dhe kokainës, pajisje teknologjike si laptopë, telefona, USB e dokumente tjera relevante.

Po ashtu, janë ngrirë llogari bankare me mbi 500 mijë euro dhe është vendosur ndalesë për pasuritë e paluajtshme të personave të përfshirë.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ky operacion është rezultat i një hetimi të gjatë dhe të detajuar kundër një grupi të dyshuar për krim të organizuar, që vepronte edhe përtej kufijve të Kosovës.

“Operacioni ‘Qielli i Thyer’ u mbështet nga një shkëmbim efektiv i të dhënave me autoritetet e Belgjikës, Francës, Holandës dhe Europol-it, që mundësuan një koordinim të ngushtë ndërkombëtar. Prokurori i PSRK-së ishte i pranishëm gjatë realizimit të urdhër kontrollit dhe e ka udhëhequr drejtpërdrejt operacionin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Zanafilla e hetimeve të antidrogës – dhe aplikacioni “Sky ECC” që çoi në arrestimin e të dyshuarve

Zanafilla e hetimit daton disa muaj më parë, kur autoritetet e rendit në Kosovë, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, kanë marrë qasje në komunikimet e deshifruara të përdoruesve të Sky ECC, që dyshohej se janë të përfshirë në trafikim të narkotikëve dhe organizim të veprimtarive kriminale nga territori i Kosovës.

Komunikimet kanë përfshirë biseda, plane për shpërndarje droge, përmendje të emrave, lokacione dhe metoda të fshehjes, që kanë çuar në hapjen e një hetimi të strukturuar, me masa të fshehta teknike dhe operative për disa muaj.

Pikërisht këto informacione kanë qenë bazë për lëshimin e urdhërbastisjeve nga gjykatat, të cilat u ekzekutuan sot me asistimin e Forcave Speciale dhe Njësive të Antidrogës.

Sky ECC, e konsideruar si “komunikimi i mafisë”, është aplikacioni që u thye nga autoritetet franceze dhe holandeze, duke çuar në mijëra arrestime në Evropë – dhe tani, për herë të parë, ka gjeneruar aksione edhe në Kosovë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

“Krenar për shqiptarët e Greqisë”, Rama publikon datën dhe vendin e takimit me diasporën në Selanik
Lajme

Edi Rama uron Kurban Bajramin

06/06/2025 - 08:02
Presidentja Osmani: Kurban Bajrami na fton të reflektojmë mbi vlerat njerëzore dhe të forcojmë mirëkuptimin
Lajme

Presidentja Osmani: Kurban Bajrami na fton të reflektojmë mbi vlerat njerëzore dhe të forcojmë mirëkuptimin

06/06/2025 - 07:57
Haxhilerët e Kosovës, me flamurin e ngritur lartë, duke i kryer ritet e haxhit
Lajme

Haxhilerët e Kosovës, me flamurin e ngritur lartë, duke i kryer ritet e haxhit

06/06/2025 - 07:52
Besimtarët pas faljes së Kurban Bajramit: Kurrë më të hasmuar, deputetët të mbledhin mend se bota po qesh me ne
Lajme

Besimtarët pas faljes së Kurban Bajramit: Kurrë më të hasmuar, deputetët të mbledhin mend se bota po qesh me ne

06/06/2025 - 07:39
Aleatët mbështesin rritjen e buxhetit të mbrojtjes, thotë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s
Ekonomi

Aleatët mbështesin rritjen e buxhetit të mbrojtjes, thotë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

06/06/2025 - 07:36
Rënia e natalitetit, Tërnava: Çifteve me katër ose më shumë fëmijë duhet t’u dhurohet nga një banesë
Kryesore

Rënia e natalitetit, Tërnava: Çifteve me katër ose më shumë fëmijë duhet t’u dhurohet nga një banesë

06/06/2025 - 07:32

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1439 Shpërndaje
    Shpërndaje 576 Tweet 360
  • Si i kaloi krejt filtrat vajza e trafikantit të kokainës dhe u dekretua gjyqtare nga presidentja

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Pagesat për lehona dhe shtesat për fëmijë, Hekuran Murati jep detaje!

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Lajm i mirë për punëtorët e sektorit publik: Rriten pagat

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Pse Naim Murseli kërkoi burgim të përjetshëm? Kush e mësoi? (VIDEO)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë