Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kushtetuesja e hedh poshtë kërkesën e Albulena Haxhiut për vlerësimin e kushtetutshmërisë së “procedurës për zgjedhjen e Presidentit”

30/03/2026 - 17:23
në Kryesore, Lajme
A A
Kushtetuesja e hedh poshtë kërkesën e Albulena Haxhiut për vlerësimin e kushtetutshmërisë së “procedurës për zgjedhjen e Presidentit”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë kërkesën e kryeparlamentares Albulena Haxhiu dhe nëntë deputetëve të tjerë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit.

Kushtetuesja njoftoi se ka vendosur njësëri që ta hedhë poshtë kërkesën dhe të refuzojë kërkesën vendosjen e masës së përkohshme.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 30 mars 2026, ka vendosur për kërkesën me numër të rastit KO68/26, të parashtruar nga znj. Albulena Haxhiu dhe 9 (nëntë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së “procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”. Gjykata, njëzëri, vendosi: TË REFUZOJË kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme; T’UA KUMTOJË këtë Vendim palëve; TA PUBLIKOJË këtë Vendim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 (Vendimet) të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës; TË KONSTATOJË që ky Vendim hyn në fuqi menjëherë, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit”, thuhet në njoftim.

Komunikata e Gjykatës Kushtetuese:

Njoftim për publikimin e aktvendimit KO81/26

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 30 mars 2026, ka vendosur për kërkesën me numër të rastit KO81/26, të parashtruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, për vlerësimin e “konfliktit në mes të kompetencave kushtetuese sipas nenit 113 (3) (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, përkatësisht në mes të parashtrueses së kërkesës dhe “grupeve parlamentare si trupa të Kuvendit të Republikës së Kosovës” në ndërlidhje me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjykata, njëzëri, vendosi:
I. TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;
II. TË REFUZOJË kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme;
III. T’UA KUMTOJË këtë Aktvendim palëve;
IV. TË PUBLIKOJË këtë Aktvendim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës; dhe
V. TË KONSTATOJË që ky Aktvendim hyn në fuqi menjëherë, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.

JU REKOMANDOJMË

Zhduket një 76-vjeçar nga Fushë Kosova, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Zhduket një 76-vjeçar nga Fushë Kosova, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij
30/03/2026 - 18:17

Një person nga Fushë Kosovë është zhdukur dhe familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për t’a gjetur atë. Bëhet fjalë për Qani Rexhepin, 76-vjeçar, i cili...

Më shumëDetails

Kjo është vepra penale me të cilën po hetohet Shkëlzen Gashi- Dokument

Nushi: Shkëlzen Gashi e ka shitë librin e masakrave nëpër diasporë kah 55 franga
30/03/2026 - 17:45

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka lëshuar një autorizim drejtuar Policisë së Kosovës për grumbullimin e informatave dhe provave ndaj Shkëlzen Gashi, nën dyshimin për nxitje të...

Më shumëDetails

Kushtetuesja merr vendim edhe për kërkesën e presidentes Osmani, për anëtarët e KQZ-së

Edhe Presidentja Osmani e përcjell konferencën e Kurtit dhe Muratit
30/03/2026 - 17:42

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur që kërkesa e paraqitur nga Presidentja e vendit për konflikt kompetencash lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të...

Më shumëDetails

Policia dhe Prokuroria i shkojnë në banesë Shkëlzen Gashit, Rron Gjinovci: Kanë ardhë me bastisë dhe me mbledhë prova

Policia dhe Prokuroria i shkojnë në banesë Shkëlzen Gashit, Rron Gjinovci: Kanë ardhë me bastisë dhe me mbledhë prova
30/03/2026 - 16:18

Anëtari i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, bashkëpunëtor dhe mik i Shkëlzen Gashit, autorit të ekspozitës me pasaktësi për masakrat e kryera gjatë luftës në Kosovë, tha se një...

Më shumëDetails

“Hajnia me rrymë”, Buzhala: Blerja është bërë nga ETMT, por u evidentua kinse nga Italia – diferenca dhjetëra milionë euro

“Hajnia me rrymë”, Buzhala: Blerja është bërë nga ETMT, por u evidentua kinse nga Italia – diferenca dhjetëra milionë euro
30/03/2026 - 16:02

Gazetari Berat Buzhala ka alarmuar për një skandal të vjedhjes përmes blerjes së rrymës nga shteti i Kosovës prej Shqipërisë, të cilën sipas tij e kanë evidentuar si...

Më shumëDetails

LDK inicion seancë të jashtëzakonshme për çmimin e lartë të naftës

KDI: 5 mijë mungesa të deputetëve në këtë legjislaturë dhe 32 ligje të kontestuara në Gjykatën Kushtetuese
30/03/2026 - 16:01

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka njoftuar se janë duke mbledhur nënshkrimet për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme për shkak të rritjes së çmimit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kjo kategori e punonjësve në sektorin publik nuk do ta marrë pagën e 13-të

    Kjo kategori e punonjësve në sektorin publik nuk do ta marrë pagën e 13-të

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Kush e përfiton e kush jo pagën e 13-të? Ministri Murati jep detajet

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Edhe Dr. Shpresa Nuraj e përfshirë në skandalin e injektimit ilegal të Botox-it dhe fillerëve – ISh për dikë “nënë” e për dikë “njerkë”, gjoba të pabarabarta për të njëjtat shkelje

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Haxhiu paralajmëron tërheqjen e dy kandidaturave të LVV-së për presidentin nëse ka konsensus

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Kurti: Do t’i ftoj për takim kryetarët e opozitës, duhet të sigurojmë 85 deri në 86 vota për presidentin

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë