Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kushtetuesja në Shqipëri 4 vota pro ankesës së Edi Ramës dhe 4 kundër, mbetet në fuqi pezullimi i Belinda Ballukut nga detyra

07/02/2026 - 00:57
në Lajme
A A
Kushtetuesja në Shqipëri 4 vota pro ankesës së Edi Ramës dhe 4 kundër, mbetet në fuqi pezullimi i Belinda Ballukut nga detyra
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin një vendimin për ankimimin e Edi Ramës për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra.

Votat janë ndarë katër pro dhe katër kundër raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, duke mos bërë të mundur marrjen e një vendimi 5 me 3, dhe si rrjedhojë mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut.

“Sipas njërit qëndrim, Gjykata në jurisprudencën e saj në lidhje me nenin 73, pika 3 të Kushtetutës është shprehur se imuniteti i deputetëve nuk është privilegj personal i tyre por qëllimi kryesor i tij është mbrojtja e vetë Kuvendit dhe në veçanti funksionimi i duhur i tij.

Në këtë kuptim, marrja e autorizimit nga Kuvendi për zbatimin e masave që kufizojnë paraprakisht lirinë e deputetit synon të mbrojë veprimtarinë e vetë Kuvendit.

Kjo do të thotë se edhe neni 103, pika 3 i Kushtetutës, duke parashikuar se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit synon mbrojtjen dhe funksionimin e organit ekzekutiv, pjesë e të cilit është edhe ministri.

Duke iu referuar masës së pezullimit të ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik vlerësohet se për nga shkalla dhe intensiteti i saj ajo prek funksionin kushtetues politik të ministrit.

Prandaj në balancimin e parimit kushtetues të efektivitetit të ndjekjes penale dhe atij të funksionimit të pushtetit ekzekutiv në kuptim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve sipas nenit 7 të Kushtetutës edhe për këtë masë kërkohet dhënia e autorizimit paraprak nga Kuvendi”, shprehet Gjykata, në argumentimin e 4 gjyqtarëve kundër pezullimit nga detyra.

“Sipas qëndrimit tjetër, ngjashëm me standardin e interpretimit të pranuar nga Gjykata në rastin e regjimit të imuniteteve, i cili duhet të jetë i ngushtë/i kufizuar, bazuar në vullnetin e kushtetutëbërësit në reformën e vitit 2012 për zvogëlimin e imunitetit, Kushtetuta në formën e saj aktuale ka parashikuar autorizimin paraprak të Kuvendit për masat procedurale penale të parashikuara shprehimisht në nenin 73, pika 2 të saj.

Në këtë dispozitë nuk parashikohet masa ndaluese e pezullimit të ushtrimit nga detyra sipas nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndonëse zbatimi i kësaj mase pamundëson ushtrimin e funksioneve të ministrit dhe për pasojë ndërhyn edhe në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave”, thotë Gjykata për argumentin e 4 gjyqtarëve pro pezullimit nga detyra. /tch

JU REKOMANDOJMË

A njihej Zahir Pajaziti me Adem Jasharin? – Shabani: Na tregonte për ta, jo me emra
Kryesore

A njihej Zahir Pajaziti me Adem Jasharin? – Shabani: Na tregonte për ta, jo me emra

07/02/2026 - 00:54
Deputeti i Vetëvendosjes: Javën tjetër mund të konstituojmë Kuvendin
Lajme

Deputeti i Vetëvendosjes: Javën tjetër mund të konstituojmë Kuvendin

07/02/2026 - 00:51
Arian Tahiri: Rezultati nuk është i kënaqshëm – PDK do të vazhdojë të jetë forca kryesore opozitare
Kryesore

Arian Tahiri: Rezultati nuk është i kënaqshëm – PDK do të vazhdojë të jetë forca kryesore opozitare

06/02/2026 - 23:22
Çanak nuk e sheh të mundur një skenar lufte në Kosovë: Serbia s’ka potencial për diçka të tillë
Lajme

Çanak nuk e sheh të mundur një skenar lufte në Kosovë: Serbia s’ka potencial për diçka të tillë

06/02/2026 - 22:49
Pozhari s’pa ‘’nënë e babë’’ në fletëaplikimin për letërnjoftim, por ‘’1 dhe 2’’, Korenica: Sekser i qeverisë, e bafsh me shnet
Lajme

Pozhari s’pa ‘’nënë e babë’’ në fletëaplikimin për letërnjoftim, por ‘’1 dhe 2’’, Korenica: Sekser i qeverisë, e bafsh me shnet

06/02/2026 - 22:31
Kushtetuesja merr vendimin për Ballukun
Lajme

Kushtetuesja merr vendimin për Ballukun

06/02/2026 - 22:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • NXITONI! Superzbritje në Emona Center deri më 12 shkurt

    NXITONI! Superzbritje në Emona Center deri më 12 shkurt

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gashi: Po qarkullojnë informata për marrëveshje Kurti-Osmani-Abdixhiku për rizgjedhjen e presidentes

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Momenti kur Agim Gerbeshi dërgohet i prangosur në Gjykatën e Vushtrrisë

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Si u kap inspektori i punës për ryshfet – kërkoi 2 mijë euro për të mos e dënuar biznesin

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Aksident trafiku me fatalitet në Mitrovicë të Jugut, policia jep detaje

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë