
Në pikën 153 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që u publikua sot, thuhet se “mekanizmi debllokues” për votimin deri në tri herë për të njëjtin kandidat nuk mund të bëhet pengesë për konstituimin e kuvendit nëse afati për konstituimin e kuvendit nuk ka përfunduar dhe me kusht që të ketë vullnet të deputetëve për ta konstituar kuvendin.
“Gjykata ka parasysh se votimi për 8 (tetë) kandidatët nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb ka dështuar nga 3 (tri) herë, ndërsa 2 (dy) kandidate kanë refuzuar kandidaturën. Megjithatë, Gjykata konsideron se kriteri për votimin 3 (tri) herë për të njëjtin kandidat, i përcaktuar si mekanizëm debllokues në pikën IV të Aktgjykimit të Gjykatës në rastet KO193/25 dhe KO196/25, në vetvete nuk mund të bëhet pengesë për konstituimin e Kuvendit, nëse (i) afati 30 (tridhjetë) ditor për konstituimin e Kuvendit nuk ka përfunduar dhe me kusht (ii) që të ketë vullnet të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit për ta konstituuar Kuvendin.”