Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar propozim-vendimi për bartjen e mjeteve nga viti 2024 në vitin 2025 në vlerë prej 28 milionë eurosh.
Kjo pikë kaloi me 38 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, falënderoi asamblistët që votuan për bartjen e këtyre mjeteve, për të cilat tha se do t’i ndihmojë kauzës së tyre për zhbllokimin e proceseve.
Ndërkaq, për pikën e dytë, që ishte buxheti për vitin 2026, Rama tha se pajtohet se do të ishte më korrekte që ajo të bëhej në një seancë të re dhe nga asambleja e re e kryeqytetit.
“Uroj edhe njëherë që edhe 30 milionë eurot të zhbllokohen nga ministri i Financave në detyrë e po ashtu pajtohem që çështja e buxhetit do të ishte shuma ma fer që të votohet nga asamblistët e rinj sepse edhe sot e mora lajmin se janë certifikuar edhe kryetarët. Kështu që tash mund ta vendosim seancën e re”.














