Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kuvendi i Serbisë miraton ndërtimin e hotelit të dhëndrit të Trump në ish-godinën e Shtabit të Përgjithshëm

07/11/2025 - 17:42
në Kryesore, Lajme
A A
Kuvendi i Serbisë miraton ndërtimin e hotelit të dhëndrit të Trump në ish-godinën e Shtabit të Përgjithshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kuvendi i Serbisë e ka miratuar të premten një ligj të posaçëm për shembjen e godinës së bombarduar të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave në qendër të Beogradit, për t’i hapur rrugën ndërtimit të një hoteli luksoz nga Jared Kushner – dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump.

Rindërtimi është veçanërisht i ndjeshëm në Serbi, pasi kompleksi modernist i mesit të shekullit XX u shkatërrua pjesërisht gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, që i dha fund luftës në Kosovë.

Njëqind e tridhjetë deputetë votuan për këtë ligj, ndërsa 40 ishin kundër.

Gjithashtu, Kuvendi serb e miratoi edhe një propozim për të përcaktuar ekzistencën e arsyeve veçanërisht të arsyeshme që ligji të hyjë në fuqi më herët se dita e tetë nga data e publikimit.

Ligji, i quajtur lex specialis, është një ligj i veçantë që ka përparësi ndaj ligjit të përgjithshëm në rastet kur të dy rregullojnë të njëjtën çështje.

Kushner, bashkëshorti i Ivanka Trumpit dhe këshilltar në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të Trumpit, vitin e kaluar bëri publik planin për një kompleks hotelier prej 500 milionë dollarësh në qendër të Beogradit.

Projekti përqendrohet në ish-godinën e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, në zemër të kryeqytetit, e cila u bombardua nga NATO-ja në pranverën e vitit 1999, gjatë fushatës për të ndaluar sulmet serbe në Kosovë.

Me gjithë dëmtimet, ndërtesa mbeti nën mbrojtje, për shkak të vlerës arkitekturore, sipas aktivistëve lokalë.

Ky ligj anashkalon këtë mbrojtje, duke e shpallur projektin “prioritet kombëtar”.

Ai parashikon që “të gjitha procedurat për zbatimin e projektit të rindërtimit të Shtabit të Përgjithshëm të trajtohen si urgjente” dhe që “të gjitha institucionet shtetërore të marrin vendime brenda kompetencave të tyre pa vonesa”.

Opozita paralajmëron parandalimin e shembjes së godinës
Në debatin para miratimit të ligjit, deputetët e opozitës kërkuan që ai të tërhiqej, duke e cilësuar atë të paligjshëm, ndërsa shumica qeverisëse argumentoi se ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm nuk mund të rinovohej dhe duhet të shembej.

“U bë një përpjekje për rindërtim, por nuk është i mundur për shkak të dëmtimeve dhe materialeve që nuk prodhohen më”, tha Millenko Jovanov, kreu i grupit parlamentar “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk duhet të qëndrojë”.

Bilana Gjorgjeviq, një deputete nga Fronti i Majtë i Gjelbër në opozitë, paralajmëroi se dispozitat e këtij ligji përcaktojnë se ai do të hyjë në fuqi një ditë pas miratimit të tij.

“Mund ta paramendoj që do të fillojnë prishjen qysh javën tjetër. Sigurisht, qytetarët do të vijnë dhe do të përpiqen ta parandalojnë, nuk mund ta paramendoj ndryshe”, tha Gjorgjeviq.

Ajo kujtoi se kjo është një godinë pranë ndërtesës së Qeverisë në një pjesë të rëndësishme arkitekturore të Beogradit.

“Qytetarët nuk mund të kenë asnjë interes në këtë. Vetëm regjimi në pushtet mundet, në këtë moment, të ngrohë marrëdhëniet me familjen Trump”, tha Gjordjeviq.

Deputeti i partisë Qendra e Serbisë (SRCE), Petar Boshkoviq, vlerësoi se ndërtesa duhet të ruhet, ndër të tjera, sepse “nyja më e lartë e të gjitha komunikimeve ndodhet poshtë saj”.

“Deputetët në pushtet duhet të mbahen përgjegjës për tradhti të lartë pas kësaj. Unë sugjeroj që hoteli i ardhshëm të zhvendoset në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes”, tha Boshkoviq.

Ivana Rokviq, deputete nga Lëvizja Popullore e Serbisë (NPS), tha se po shkatërrohet një simbol i historisë dhe shtetësisë.

“Vetëm për hir të qëndrimit në pushtet dhe pasurimit, për pak mëshirë nga Trump”, tha Rokviq.

Qëllimi për të ndërtuar në vendin e kësaj ndërtese u shpreh në vitin 2024 nga Kushner.

Në atë kohë, ai publikoi projekte paraprake mbi bregun shqiptar dhe në qendër të Beogradit, pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Shpejt u njoftua se ishte një hotel luksoz, ndërtesa biznesi dhe banimi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ishte i kënaqur me projektin e Kushnerit.

Në nëntor të vitit 2024, Qeveria serbe hoqi statusin e mbrojtur të ndërtesave, duke hapur rrugën që kompania e Kushnerit të vazhdonte me projektin.

Në maj, Prokuroria njoftoi se zyrtari përgjegjës për mbrojtjen e këtij objekti kulturor, kishte falsifikuar një nënshkrim në një dokument kyç dhe ishte arrestuar.

Goran Vasiq, drejtor në detyrë i Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore, pranoi se kishte sajuar një opinion ekspertësh, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Kompania e Kushnerit, Affinity Partners, e mohoi çdo përfshirje në falsifikimin e dokumenteve dhe premtoi se do të ndërtojë një kompleks përkujtimor brenda objektit, kushtuar viktimave të bombardimeve të NATO-s./REL/

JU REKOMANDOJMË

Tre nga katër viktimat janë nga Kosova: Çka dihet deri më tani për aksidentin tragjik në Vjenë?

Tre nga katër viktimat janë nga Kosova: Çka dihet deri më tani për aksidentin tragjik në Vjenë?
18/03/2026 - 08:59

Kryeqyteti austriak është tronditur mbrëmë nga një aksident tragjik në një kantier ndërtimi, ku humben jetën 4 punëtorë dhe një tjetër mbeti i lënduar rëndë. Nga ky aksident...

Më shumëDetails

Ngjarja tragjike në Gjakovë: Pse e prishën miqësinë vrasësi e viktima?

U vetëdorëzua dhe e dorëzoi edhe armën, detaje mbi të dyshuarin për vrasjen në Gjakovë
18/03/2026 - 08:39

Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda. E pronari i tij, Nexhdet Zymberaj qëndroi me mysafirët deri në 5:20 kur...

Më shumëDetails

Edhe dy grupe nën hetim për manipulim votash në Pejë, intervistohen 14 persona

Rinumërimi nxjerr “devijime” në Podujevë? Me 10% të votave të rinumëruara, Ejup Maqedoncit i hiqen afër 300 vota
18/03/2026 - 08:33

Një rast serioz që lidhet me falsifikimin e rezultateve të votimit është duke u hetuar në Pejë, ku gjithsej 14 persona janë intervistuar si të dyshuar lidhur me...

Më shumëDetails

Ish-deputeti i GUXO: Tre persona nuk e donin rizgjedhjen e Vjosa Osmanit, mes tyre edhe ajo vetë

Osmani: Kuvendi është i konstituuar plotësisht, shpresoj të kemi sa më parë një qeveri me mandat të plotë
18/03/2026 - 08:16

Ish-deputeti i partisë GUXO, Nasuf Bejta, ka thënë vetëm tre persona nuk e kanë mbështetur rizgjedhjen e Osmanit. Sipas tij, e para është Osmani e pastaj edhe Faton...

Më shumëDetails

Irani sulmon Tel Avivin me koka bërthamore thërrmuese në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e shefit të sigurisë

Irani sulmon Tel Avivin me koka bërthamore thërrmuese në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e shefit të sigurisë
18/03/2026 - 08:02

Irani e shënjestroi Tel Avivin me raketa që mbanin koka bërthamore me thërmij, në atë që e quajti hakmarrje për vrasjen e shefit të sigurisë së Iranit, Ali...

Më shumëDetails

E dhimbshme: Viktima që u mbyt nga vetura në Skënderaj, është profesori Miftar Lushtaku

E dhimbshme: Viktima që u mbyt nga vetura në Skënderaj, është profesori Miftar Lushtaku
17/03/2026 - 23:57

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në orët e mbrëmjes në Skenderaj. Bëhet e ditur se i vdekur në vend të ngjarjes ka mbetur profesori...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    212 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • LDK-ja nis reformën, merr vendimin e parë

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë