Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kuvendi vazhdon bllokadën, Kurti komoditetin – ora për formimin e qeverisë nuk do t’i ecë ende

26/08/2025 - 17:45
në Kryesore, Lajme
A A
Kuvendi vazhdon bllokadën, Kurti komoditetin – ora për formimin e qeverisë nuk do t’i ecë ende
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të martën paradite u dhanë sinjale të forta për zhbllokimin e konstituimit të Kuvendit. I propozuari i VV’së, Dimal Basha, u zgjodh kryeparlamentar pasi mori 73 vota për, ndërsa gjithandej pati konstatime për degradim të kësaj pozite. Kjo u bë e mundur me kontributin e PDK’së dhe AAK’së.

Pas fjalimit si shef i kuvendit, Basha njoftoi për pauzë njëorëshe por ajo zgjati më shumë se aq, pastaj deputetët u kthyen për të votuar nënkryetarët e kuvendit. Më të rifilluar seanca, Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala nga partitë e mëdha u zgjodhën nënkryetarë me 101 vota për.

Me zgjedhjen e nënkryetarëve, konstituimi i kuvendit do të konsiderohej i kryer. Por, telashet vazhduan kur erdhi koha e zgjedhjes së nënkryetarëve nga komunitetet jo shumicë. Vetëvendosje nëpërmjet Elbert Krasniqit propozoi kandidaturat me rotacion, ndërsa e para u zgjodh Emilja Rexhepi nga komunitetet joserbe. Po ashtu Ministri në detyrë për komunitete i bëri një shërbim VV’së duke kërkuar që votimi për dy nënkryetarët nga komunitetet joshumicë të bëhet ndaras. Kjo edhe u realizua nga drejtuesi i ri i seancës, të cilit i shkoi për ndihmë edhe Albulena Haxhiu, e cila ishte edhe propozimi i parë i VV’së për këtë pozitë, me disa dështime.

Lista Srpska e propozoi për nënkryetar Slavko Simiqin i cili nuk i mori votat tre herë radhazi. Nuk e votoi as VV e në ndikimin e saj as subjektet tjera shqiptare, e as pakicat jo serbe. Ky subjekt refuzoi të propozojë kandidaturë të re edhe pasi iu kërkua nga Kryeparlamentari Dimal Basha, i cili duke i thirrur në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për bllokadën në Kuvend tha se Simiq e ka konsumuar të drejtën për t’u propozuar pas tre dështimeve. Lista Srpska nuk u pajtua me këtë. Pas kësaj, Kryeparalamentari Basha njoftoi për fillim të procedurës së shortit për zgjedhjen e nënkryetarit, por Lista Srpska nuk e pranoi atë. Te foltorja e Kuvendit doli vetëm Nenad Rashiq, i cili u vetëpropozua për nënkryetar Kuvendi edhe u votua masivisht nga VV.

Paralelisht me këto zhvillime në Kuvend, vëzhgues të punës së Kuvendit me këtë rast konstatuan se në seancën po shkelej rregullorja e Kuvendit.

Albert Krasniqi nga D+ ka thënë se procedura për zgjedhjen e dy nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë duhet të përsëritet, pasi sipas tij mënyra e ndjekur nuk është në përputhje me Kushtetutën. Ai evidentoi së paku katër të shkele të Dimal Bashës.

“Procedura për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të Kuvendit që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë duhet të përsëritet, pasi mënyra e ndjekur nuk është në përputhje me Kushtetutën. Zgjedhja e tyre duhet të bëhet me një votim të vetëm, në bllok, për të dy kandidatët”, shkroi ai.

Tutje, ai tha se kandidati nga komuniteti serb mund të propozohet vetëm nga Lista Serbe dhe jo nga partitë tjera.

“Kandidati për nënkryetar nga komuniteti serb mund të propozohet vetëm nga Lista Serbe, e cila përfaqëson shumicën e deputetëve të këtij komuniteti, dhe jo nga subjekte të tjera politike.”

Krasniqi theksoi se aktivizimi i procedurës me short mund të bëhet vetëm në rastet kur nuk ka propozime dhe duhet të bëhet në prani të deputetëve të komunitetit përkatës. Ai thotë se pa pjesëmarrjen e Listës Serbe nuk mund të zhvillohet shorti.

“Aktivizimi i procedurës me short për përzgjedhjen e kandidatit mund të bëhet vetëm në rastet kur nuk ka propozime dhe gjithmonë në prani të deputetëve të komunitetit përkatës. Pa pjesëmarrjen e tyre, shorti nuk mund të zhvillohet. Gjithashtu, skenari për të shteruar kandidaturat e Listës Serbe me qëllim që pozita t’i kalojë ZSPO-së së Nenad Rashiqit, nuk mund të realizohet pa miratimin e shumicës së deputetëve të këtij komuniteti.”

Pavarësisht, progresit në seancë me zgjedhjen e Kryetarit të Parlamentit, Kuvendi konsiderohet ende i bllokuar pasi nuk është kompletuar konstituimi. Nuk dihet saktë se kur mund të përmbyllet pasi duket se për kandidatin e Listës Srpska nuk ka shumicë votash në Kuvend.

Sipa kreut të LDK’së Lumir Abdixhikut, vendi tashmë është duke hyrë në krizë të re.

“E ndjej si gabim trashanik votën e dy partive tjera të ish opozitës PDK e AAK që institucioneve të Kosovës të u japin një emër të tillë. Megjithatë ky është vullnet 73 deputetëve shumicës, LDK e respekton këtë vullnet por s’mund të jetë e lumtur me kualitetin e njerëzve që përfaqësojnë këto institucione” theksoi ai.

“Besoj se do të futemi në një krizë tjetër të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese sa i përket vendeve të pakicave në Republikën e Kosovës, në radhë të parë pakicës serbe e cila duhet të ketë qartësi sa i përket të drejtë për propozim. Ajo çka është fatkeq është që Kosova me institucionet e saj të mos mbetet peng i vullnetit të Beogradit. Ne s’marrim pjesë që s’i konsiderojmë si Kushtetuese në radhë të parë dhe për këtë arsye mbajmë qëndrim parimor’’ shtoi Abdixhiku.

Me konstituimin e kuvendit, zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve, do të hapej rruga për formimin e qeverisë.

Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve subjekti që do të mandatohej është VV e Albin Kurtit.

Kurti kishte deklaruar se në ditën që do të konstituohet kuvendi do të miratohet edhe qeveria, mirëpo akoma nuk dihet nëse i kanë numrat ndonëse për kryeparlamentar iu deshën 58 përpjekje dhe në fund Basha u votua pa një marrëveshje paraprake.

“Pasi u publikuan rezultatet, është një seancë ku japim betimin. Synojmë një seancë me u zgjedh edhe kryetari, kryesia, edhe qeveria siç e kemi bërë edhe herën e kaluar në të njëjtën ditë”, kishte thënë Kurti më 30 mars.

Pasi të mandatohet nga presidentja, kabineti duhet t’i sigurojë minimalisht 61 vota. Por, nëse kjo nuk ndodh, presidentja është e obliguar që brenda 15 ditëve t’i ftojë në konsultim edhe një herë partitë politike, edhe të vendosë, sipas diskrecionit të saj, për mandatarin e ri, nëse ia dëshmon se i ka numrat për të formuar Qeverinë.

Sipas Kushtetutës, nëse as mandatari tjetër nuk arrin t’i marrë 61 vota për, Presidentja duhet t’i shpallë zgjedhjet të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga shpallja e tyre.

JU REKOMANDOJMË

Besim Kelmendi paraqet kërkesë për lirim nga pozita e U.D. së Kryeprokurorit të Shtetit
Lajme

Aprovohet kërkesa e Besim Kelmendit për lirim nga detyra e U.D të Kryeprokurorit të Shtetit

22/12/2025 - 15:06
“Kryeministër a po ja nisim me festu fitoren” – Abdixhikut i thotë një mërgimtar se ka ardhur veç për të votuar
Lajme

“Kryeministër a po ja nisim me festu fitoren” – Abdixhikut i thotë një mërgimtar se ka ardhur veç për të votuar

22/12/2025 - 14:49
105-shi i VV-GUXO, Tafil Peci i dhuroi presidentes Osmani një pikturë të punuar nga ai
Lajme

105-shi i VV-GUXO, Tafil Peci i dhuroi presidentes Osmani një pikturë të punuar nga ai

22/12/2025 - 14:42
Fadil Geci: Flamuri Dardan është flamuri adekuat për Kosovën, duhet të lobojmë që të ndryshohet aktuali!
Lajme

Fadil Geci: Flamuri Dardan është flamuri adekuat për Kosovën, duhet të lobojmë që të ndryshohet aktuali!

22/12/2025 - 14:26
Hamza: Unë zgjedh të ecim përpara, për familjet tona, për fëmijët tanë për Kosovën
Lajme

Hamza: Unë zgjedh të ecim përpara, për familjet tona, për fëmijët tanë për Kosovën

22/12/2025 - 14:16
Bllokada në Kuvend godet 17 institucione të pavarura
Lajme

DnV: Një pjesë e konsiderueshme e kandidatëve për deputetë janë nën 30 vjeç

22/12/2025 - 13:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Super zbritje në Emona Center! Lansohen ofertat e reja për festat e fundvitit

    Super zbritje në Emona Center! Lansohen ofertat e reja për festat e fundvitit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Arsi Company” ofron banesa moderne me fletë poseduesе në disa lokacione atraktive të Mitrovicës, zbuloni ofertat!

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Kapen” Edi dhe Fjolla, banorët ndërhyjnë në mes! (VIDEO)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Investoni për të ardhmen tuaj në kompleksin e ri banesor “ILEAA HILL 2” në Prishtinë

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Thërret Prizreni, mori Shkodër” – Banorët këndojnë, Bia bën twerk mbi prehrin e Edit! (VIDEO)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë