“Ajo ka dy rrugë: të formojë parti ose t’i bashkohet ndonjërës prej partive, ose të kthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Nuk ka opsione të tjera nëse dëshiron të mbetet në lojën politike apo në skenën politike në Kosovë. Ajo është duke menduar se si të veprojë në këtë situatë. Një listë qytetare mund ta formojë dhe ta certifikojë nëse ka zgjedhje të jashtëzakonshme”.
Tutje, Burjani thotë se Albin Kurti, mendon vetëm për vete dhe Osmanin e ka djegur politikisht.
“Nuk ka mbetur gjë tjetër; Albin Kurti e ka djegur politikisht si letër.Pra, normal që ajo ka të drejtë të jetë aktive, të formojë parti dhe të rezistojë ndaj padrejtësisë politike që i është bërë. Kurtit nuk i duhet as Lista Guxo e as Alternativa; edhe prej tyre do të lirohet në zgjedhjet e ardhshme. Pra, qëllimi i Kurtit nuk ka qenë të krijojë front kundër partive opozitare aktuale, por të punojë për vete dhe vetëm për vete”, tha Burjani për GazetaBlic.












