Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, ku një burrë i moshës 48 vjeçare ka rënë nga lartësia e një ndërtese në rrugën “Ali Zeneli”.
Siç mëson Veriu.info nga burime te sigurta viktima është Ilir Brahimi nga Koshtova, i cili punonte në restorantin “Ibri”.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer hetimet fillestare dhe po merren me zbardhjen e plotë të rastit.













