Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ky është Dardan Rama, ‘sekseri’ që ndërmjetësoi mbi 300 mijë euro fajde, pranoi fajësinë me marrëveshje para prokurorit

19/02/2026 - 20:53
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Ky është Dardan Rama, ‘sekseri’ që ndërmjetësoi mbi 300 mijë euro fajde, pranoi fajësinë me marrëveshje para prokurorit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në mars dhe maj të vitit 2023, Prokuroria Themelore në Ferizaj kishte zhvilluar dy aksione kundër fajdes, duke bastisur disa shtëpi, lokale e autosallone në shumë qytete të Kosovës.

Veriu.info ka siguruar një aktakuzë të ngritur më 11 dhjetor 2025 nga Rasim Maloku, prokuror i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ku në mesin e të pandehurve është edhe Dardan Rama.

Edhe pse ka të bëjë me vepra të rënda penale si fajde, armëmbajtje pa leje e mashtrim, prokurori Rasim Maloku ka pranuar të hyr në marrëveshje për pranim të fajësisë me Dardan Ramën, gjë që i mundëson atij dënim më të lehtë.

Në aktakuzën që e posedon Veriu.info,  Dardan Rama, i njohur në publik si Dardan Pestova akuzohet për ndihmë në dhënie të fajdes.

Foto: Dardan Rama – Pestova

Aktakuza për Dardan Rama

Në aktakuzën e ngritur me marrëveshje për pranim të fajësisë ndaj Dardan Ramës, thuhet se nga viti 2020 deri më 2020 ka ndihmuar të pandehurit e tjerë në kryerjen e veprës penale fajdeja.

Sipas aktakuzës në bazë të së cilës Dardan Rama e ka pranuar fajësinë, Samir Bajrami përmes Dardan Ramës ka marrë hua me fajde të i pandehuri A.G. në shumë prej 60 mijë euro për të cilat ka paguar fajde 90 mijë euro.

Po ashtu nga i pandehuri K.G. ka marrë hua 200 mijë euro për të cilat Samir Bajrami ka paguar fajde rreth 40 mijë euro, përderisa nga i pandehuri T.G. ka marrë hua 40 mijë euro për të cilat ka paguar fajde 70 mijë euro.

Roli i sekserit të fajdeve nga Dardan Rama për të dëmtuarin Samir Bajrami nuk kishte përfunduar me kaq, pasi që ai kishte ndërmjetësuar edhe ne marrje e 22 mijë euro më fajde nga Rr.S. për të cilat i dëmtuari ka paguar 18 mijë euro. Po ashtu nga i pandehuri A.M. ka blerë veturën në shumë rreth 400 mijë euro.

Në aktakuzën e prokurorisë thuhet se për këto shërbime Dardan Rama ka marrë shuma të parave nga 100 deri 500 euro për çdo ndërmjetësim, duke i shkaktuar dëm pasuror Samir Bajramit.

(Fotografia i publikohet me kërkesën e tij zyrtare të drejtuar në redaksinë e Veriu.info. Si duket po kërkon famë në këtë ‘biznes’)

JU REKOMANDOJMË

AKB: Bizneset nuk po pasurohen nga kriza – po mbijetojnë nën barrë të rëndë financiare, deklaratat e Lumir Abdixhiku janë të pavërteta

AKB: Bizneset nuk po pasurohen nga kriza – po mbijetojnë nën barrë të rëndë financiare, deklaratat e Lumir Abdixhiku janë të pavërteta
07/04/2026 - 14:00

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) hedh poshtë deklaratat e Lumir Abdixhiku se nga kriza e naftës po përfitojnë vetëm bizneset fal qeverisë. Kjo nuk qëndron. Marzha prej vetëm...

Më shumëDetails

Aksion i policisë: Kapet vetura me mallra kontrabanduara dhe targa të Serbisë në veri

Aksion i policisë: Kapet vetura me mallra kontrabanduara dhe targa të Serbisë në veri
07/04/2026 - 13:42

Njësitë e Policisë së Kosovës së bashku me Doganën gjatë një aksioni të përbashkët kundër kontrabandës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë pa targa në zonat malore të...

Më shumëDetails

Ganja ironizon me VV-në në komision: Avash, merrni frymë, sot jeni ju në pushtet, nesër vijmë ne në pushtet

Ganja ironizon me VV-në në komision: Avash, merrni frymë, sot jeni ju në pushtet, nesër vijmë ne në pushtet
07/04/2026 - 13:30

Anëtarja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka ironizuar me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke u thënë se pushteti është...

Më shumëDetails

Një person humb jetën nga zjarri në Llaushë të Skenderajt

Zjarrfikësit: Ne kemi pagën më të ulët krahasuar me policinë, doganierët e zyrtarët korrektues
07/04/2026 - 13:19

Një person e ka humbur jetën në Llaushë të Skenderajt. Dyshohet se kjo ka ardhur si pasojë e një zjarri atje. Rastin e ka konfirmuar Valon Preteni, zëdhënës...

Më shumëDetails

Gjykata pritet të lëshojë urdhërarrest për deputetin e VV`së

“Thahet fyti”, LVV u sulet kundërshtarëve politikë në Prishtinë, i barazon me strukturat kriminale të Veriut
07/04/2026 - 13:13

Gjykata Themelore e Prishtinës pritet t’i lëshojë urdhërarrest deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, në lidhje me rastin ku akuzohen edhe Arlind Manxhuka, Qerim Elshani dhe Edi Zenelaj,...

Më shumëDetails

Çështja e Presidentit, ky është qëndrimi i Lutfi Hazirit?

A ka votë, LDK-ja për LVV-në pas zgjedhjeve të balotazhit, Haziri: S’jemi tavolinë suedeze
07/04/2026 - 13:01

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka shkruar lidhur me çështjen e presidentit. “Populli i Kosovës është europian me orientim, nuk meriton qeverisje tjetër pos asaj...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

    Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Kjo është gruaja kosovare që u vra nga ish burri në Austri

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Tensione në shkollën “Zenel Hajdini”, arsimtarja përplaset me nxënësen: Për flokësh… (VIDEO)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    197 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 49
  • Pse s’po ka marrëveshje për presidentin? Përgjigjet Abdixhiku

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë