Ka kaluar në Kuvendin e Kosovës me 90 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim rezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës rreth gjyqit në Hagë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci votoi kundër rezolutës. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mori pjesë në votim.
Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku kërkoi në emër të partisë që të shtohet edhe një pikë.
“Kjo rezolutë kërkon nga të gjitha institucionet e rendit dhe ligjet e Kosovës, si dhe inkurajon mbështetjen ndërkombëtare për intensifikimin e përpjekjeve drejt zbardhjes së plotë të gjitha vrrasjeve të pazbuluara të ndodhura gjatë dhe pas luftës në Kosovë…” – tha ajo.
Këtu u përgjigj Përparim Gruda i PDK-së, duke u shprehur:
“Ky është një tekst i sjellur nga një grup i profesorëve mbi 300 anëtar, nuk është një tekst i haertuar nga partia dhe vetëm ka pasur një dakordim…mendoj që është e pamundur të bëjmë ndonjë ndryshim sepse nuk është tekst i yni”.













