Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ky është i arrestuari për aplikim me dokumente false në tenderin prej 400 mijë euro, ishte përfaqësues i konzorciumit “Fortesa” Sh.P.K., “AlbaProject” Sh.P.K. dhe N.P. “Auremont”

14/04/2025 - 17:27
në Kryesore, Lajme
A A
Ky është i arrestuari për aplikim me dokumente false në tenderin prej 400 mijë euro, ishte përfaqësues i konzorciumit “Fortesa” Sh.P.K., “AlbaProject” Sh.P.K. dhe N.P. “Auremont”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”. Arrestimi është bërë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, pas sigurimit të provave gjatë zhvillimit të hetimeve.

Sipas Policisë, i dyshuari, si person i autorizuar në një procedurë prokurimi, ka paraqitur dokumente me përmbajtje të rreme me qëllim për të ndikuar në vendimin e vlerësimit të tenderit dhe për të përfituar kundërligjshëm fonde publike në vlerë prej 400 mijë euro.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se personi i arrestuar është Drilon Etemi, i cili në këtë tender të shpallur nga komuna e Gjilanit kishte përfaqësuar konzorciumin e operatorëve ekonomik “Fortesa” Sh.P.K., “AlbaProject” Sh.P.K. dhe N.P. “Auremont”.

Veriu.info ka kontaktuar me pronarin e “Fortesa” Sh.P.K., Bujar Kabashi, i cili është bartës i konzorciumit të operatorëve ekonomik në këtë tender, i cili pasi që ka thënë se do të dërgoj përgjigje me shkrim për pak minuta, deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk e ka dërguar.

“Policia e Kosovës, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan (NJRHKEK-Gjilan), gjatë zhvillimit të hetimeve, ka siguruar prova të besueshme se i dyshuari mashkull kosovar si person i autorizuar, me rastin e aplikimit në një aktivitet të prokurimit, me qëllim të mashtrimit si dhe ndikimit në vendimin në procedurën e vlerësimit, ka paraqitur dokumente me përmbajtje të rreme apo të falsifikuara, për t’i plotësuar kërkesat, në mënyrë që të përfitojë kundërligjshëm në fonde publike sipas ofertës së çmimit nga shuma e përgjithshme e vlerës së parashikuar prej (katërqind mijë) 400,000,00 euro”, thuhet në njoftimin e PK-së.

I dyshuari është intervistuar këtë të hënë dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmi në zhvillim: Detajet e rastit se si dyshohet që ndodhi mashtrimi në këtë aktivitet të prokurimit publik, pas pak në www.veriu.info

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Konflikt për kontest pronësor në Mitrovicë, përfundojnë në polici ndërtuesi i banesave dhe qytetari

Konflikt për kontest pronësor në Mitrovicë, përfundojnë në polici ndërtuesi i banesave dhe qytetari
05/04/2026 - 23:15

Një konflikt i paprecedentë ka ndodhur sot në rrugën "Hasan Prishtina" Mitrovicë, ku dy persona janë shoqëruar në polici. Veriu.info mëson se një pronar i një kompanie ndërtimi...

Më shumëDetails

Shqiptarët planifikojnë ndërtimin e xhamisë milionëshe në Zvicër

Shqiptarët planifikojnë ndërtimin e xhamisë milionëshe në Zvicër
05/04/2026 - 22:41

Në qytetin St. Gallen po planifikohet ndërtimi i një xhamie të madhe nga komuniteti shqiptaro-islam, projekt që pritet të kushtojë deri në 15 milionë franga zvicerane. Sipas mediave...

Më shumëDetails

Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku takohen nesër

Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku takohen nesër
05/04/2026 - 22:25

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të takohen nesër për të diskutuar rreth çështjes së presidentit. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri,...

Më shumëDetails

Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbeten mbi tavan

Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbeten mbi tavan
05/04/2026 - 21:56

Naftëtarët nuk po e respektojnë vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit lidhur me çmimin maksimal ditor të lejuar për derivatet. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve,...

Më shumëDetails

Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Emri yt është markë dhe brend i njohur në të gjitha kontinentet

Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Emri yt është markë dhe brend i njohur në të gjitha kontinentet
05/04/2026 - 21:22

Prindon Sadriu, bashkëshorti i Vjosa Osmanit, ka shkruar pas përmbylljes së e mandatit të Osmanit si presidente. Ai e përshkroi mandatin e Osmanit jo veç si ceremonial, teksa...

Më shumëDetails

Pse Kosova nuk mund të jetë Zvicër dhe çfarë duhet të bëjmë në Kosovë?

Pse Kosova nuk mund të jetë Zvicër dhe çfarë duhet të bëjmë në Kosovë?
05/04/2026 - 20:53

Shkruan: Agim Shahini, kryetar i AKB-së Shpeshherë dëgjojmë krahasime të thjeshta: “Kosova duhet të jetë si Zvicra”. Një vend neutral, pa konflikte, me stabilitet të lartë dhe ekonomi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Albulena Haxhiu bën ndryshimin e parë si u.d. presidente

    Albulena Haxhiu bën ndryshimin e parë si u.d. presidente

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Këto janë çmimet për një litër naftë dhe benzinë për ditën e sotme

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Si e mashtroi CIA Iranin për të shpëtuar pilotin e avionit të rrëzuar në mal

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Dolce publikon foto ‘drithëruese’ nga pushimet në Maldive (+16)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë