Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë.
Raportohet për dy të plagosur, por që informata ende nuk është konfirmuar.
Gazeta Sinjali merr vesh ekskluzivisht se i dyshuar për rastin është: Alban Gashi.
Rasti ka ndodh në një kafe në pjesën e njohur si te 4 Llullat.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës, e cila ende nuk ka folur për rastin.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.