Bekim Ramusa është i dyshuari për vrasjen e Brahim Ramusajt, mbrëmjen e së hënës në Ferizaj.
I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës, menjëherë pas kryerjes së aktit, ka konfirmuar policia.
“Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit”, tha zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili bëri të ditur se është sekuestruar një armë zjarri.