Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ky është i dyshuari që tentoi ta vras shokun nën akuzat se ia mori të dashurën, kërkohet paraburgimi i tij

03/08/2022 - 16:12
në Pa kategori
A A
“Kom me të vra, kom me të pre me sakicë”, Burri nga Fushë Kosova kërcënon babain e tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dje u raportua për arrestimin dhe ndalimin e një 31-vjeçari nga fshati Pleshinë i Ferizajt, nën dyshimet se ka tentuar ta vras shokun e ti 38-vjeçar, duke e akuzuar se ka krijuar lidhje me të dashurën e tij.

Shokët u ballafaquan në shtëpinë e të dyshuarit, ku ai shkrepi një plumb, me ç’rast i shkaktoi lëndime të lehta. Ai përfundoi në prangat e Policisë, ndërkohë që ndaj tij po kërkohet caktimi i masës së paraburgimit.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari për këtë rast është Avni Bakolli, i cili do të hetohet për tri vepra penale: “Vrasja ne tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ai po dyshohet se me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta mikun e tij Xh.Q., në fshatin Pleshinë në orët e mbrëmjes të 1 korrikut, duke përdorur një pushkë automatike.

Sinjali raportoi se ngjarja ka ndodhur pasi viktima e kishte dërguar të dyshuarin në shtëpinë e tij. Aty, ai dyshohet e kishte marrë një pushkë automatike, të cilën ia kishte drejtuar viktimës, nën dyshimin se ka nisur lidhje dashurie me vajzën të cilën e ka ai të dashur. Ndonëse konflikti nuk përfundoi tragjikisht, mes shokëve pati një ballafaqim. Deri viktima 38-vjeçar ka tentuar t’ia marrë armën, i dyshuari ka shkrepur, duke i shkaktuar lëndime viktimës.

Këtë e ka konfirmuar edhe Prokuroria dhe kanë njoftuar se pushkën që i dyshuari e ka përdorur nuk ka pranuar ta dorëzojë në Polici, ndërsa në shtëpi i është gjetur edhe një armë tjetër.

“Po ashtu, për të pandehurin A.B., ekziston dyshimi i bazuar se nga data e pavërtetuar e deri më datë 01.08.2022, në shtëpinë e tij në fshatin Pleshinë e Epërme, Komuna Ferizaj, ka mbajtur në posedim paautorizim armën në kundërshtim me Ligjin mbi armët, me të cilën ka tentuar ta privojë nga jeta tani të dëmtuarin Xh.Q., kurse policia pas zbatimit të kontrollit në shtëpinë e tij ka gjetur një pistoletë të dëmtuar dhe një gëzhojë të pushkës automatike AK-47, kurse pushkën automatike i pandehuri e kishte fshehur dhe nuk ka pranuar që të i’a dorëzojë policisë, me këtë do të kryente veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit Xh.Q., pasi i ka drejtuar armën, i dëmtuari gjatë tentimit që ta largojë tytën e armës ka pësuar lëndime trupore në kokë, e pastaj e ka goditur edhe me grushte disa herë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, me këtë do të kryente veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 par. 2 të KPRK-së.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Mehmetaj publikon dokumentin: Jack Smith iu tha ambasadorëve se krerët e UÇK-së do të dënohen me burg të përjetshëm
Lajme

Mehmetaj publikon dokumentin: Jack Smith iu tha ambasadorëve se krerët e UÇK-së do të dënohen me burg të përjetshëm

06/08/2025 - 16:13
Avokati Ferizi: Radomir Laban është gjyqtari më i mirë i Kushtetueses
Pa kategori

Avokati Ferizi: Radomir Laban është gjyqtari më i mirë i Kushtetueses

05/08/2025 - 21:59
Urat mbi Ibër, Prattipati-Kurtit: Administrata Trump ishte e qartë, përparësi i jepet sigurisë dhe stabilitetit
Kryesore

Urat mbi Ibër, Prattipati-Kurtit: Administrata Trump ishte e qartë, përparësi i jepet sigurisë dhe stabilitetit

05/08/2025 - 12:48
‘‘Përmes shtagës, e kanë pa që ka zvarritje’’, familjari tregon si u gjet trupi i Enver Bajraktarit: Nuk supozohet që ka pas problem
Lajme

‘‘Përmes shtagës, e kanë pa që ka zvarritje’’, familjari tregon si u gjet trupi i Enver Bajraktarit: Nuk supozohet që ka pas problem

05/08/2025 - 12:24
Arian Tahiri takon banorët e Rashanit: Rrugët do të asfaltohen, uji i pijshëm do të zgjidhet
Kryesore

Arian Tahiri takon banorët e Rashanit: Rrugët do të asfaltohen, uji i pijshëm do të zgjidhet

03/08/2025 - 23:17
Lirimi i pesë policëve nga paraburgimi, reagon avokati i familjes Zejnullahu
Lajme

Lirimi i pesë policëve nga paraburgimi, reagon avokati i familjes Zejnullahu

31/07/2025 - 18:14

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit?

    Gjykata Kushtetuese deklarohet për aktgjykimin për çështjen e kryeparlamentarit

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • “Nuk ka bir nane që më largon nga PDK!”, Lladrovcit i del i saktë parashikimi – Largohet vet, partia e tij me dritë jeshile nga KQZ

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Hajrulla Çeku e publikon listën e kandidatëve me të cilët do të garojë në Prishtinë (Emrat)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Gazetari Mehmeti pretendon se Mefaili me djemtë po hospitalizohen në Serbi (VIDEO)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Njëri i lënduar, tjetri i plagosur – çka ndodhi me Mefail Shkodrën dhe djemtë e tij në rastin ku u vranë tre persona në Gjilan

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë