Një 29 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në rrugën “Transiti i vjetër”, në Prizren.Klankosova mëson se viktima është E.A.
Në këtë aksident të përfshirë ishin një motoçikletë, një veturë dhe një kamion.Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.
Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, përfshirë sigurimin dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes.Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.














