Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur sonte në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë, ku për pasojë dy persona kanë plagosur, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë në QKUK.
Burime të Veriu.info kanë bërë të dituri se person që humbi jetën është Naser Gashi.
Veriu.info ka siguruar fotografinë e të ndjerit.
”Pas 15 minutave që është pranu në emergjencë, viktima ka ndërruar jetë. Viktima i përket moshës 63-64 vjeçare. I plagosuri i parë ka ardh rreth orës 22:35 minuta, që faktikisht ka qenë pothuajse pa shenja jete, I është bërë reanimimi i tij për gjysmë ore dhe ka ndërruar jetë”, deklaroi mjeku kujdestar, Agron Çitaku.
Lidhur me rastin policia kanë thënë se i dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim.
Personi i dyshuar për këtë ngjarje tragjike është Alban Gashi.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.