Një ngjarje e rëndë me armë zjarri që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Gjakovë përfundoi me një person të vrarë dhe një tjetër të plagosur.
I plagosuri në këtë rast është Edi Mehmeti (29-vjeçar), i cili ka pësuar plagë në kraharor nga arma e zjarrit. Ai është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas stafit mjekësor ndodhet jashtë rrezikut për jetë, , raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur Rasim Binakaj (38-vjeçar), ndërsa për rastin po kërkohet Nexhdet Zymberaj, pronari i lokalit “My Place”, i cili dyshohet se është përfshirë në incident dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja të armës së zjarrit, si dhe një mjet i mprehtë (thikë).
Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në zhvillim.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.














