Një plagosje ka ndodhur sot ng mesditë në Fushë Kosovë, pas disa të gjuajturave me armë zjarri.
Veriu.info mëson se i plagosur ka mbetur zyrtari policor Misim Krasniqi, i cili punon në sektorin e trafikut (komunikacionit).
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se dyshimet e para janë që zyrtari policor është plagosur aksidentalisht, si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri mes dy grupeve.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.”