Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ky është zyrtari rus që sot u shpall non – grata, akuzonte UÇK-në për krime në raportet e tij (Emri/Foto)

31/12/2021 - 17:57
në Kryesore, Lajme
A A
Ky është zyrtari rus që sot u shpall non – grata, akuzonte UÇK-në për krime në raportet e tij (Emri/Foto)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Minitrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, njoftoi sot se me vendim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti kanë shpallur non-grata një zyrtar rus të UNMIK-ut në Kosovë.

Sipas ministerit deri te ky vendim erdhi sepse zyrati rus kishte kryer veprimtari të dëmshme që cenon sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës.

Gazeta mëson se personi i shpallur non – grata është Andrea Antonov i cili prej vitit 2016 e edhe mometalisht në UNMIK kishte pozitën e Shefit për Sjellje dhe Disiplinë, (Chief, Conduct and Disipline).

Ndërsa para kësaj Andrea Antonov që sot u shpall non grata nga qeveria, kishte qenë pjesë e panelit Këshillues për të Drejtat e Njeriut. Në këtë pozitë ai qëndroi prej vitit 2011 deri në vitin 2016.

E pikërisht duke qenë pjesë e këtij paneli ai ishte një ndër njerëzit kryesor që shkruante raporte dhe merrej me vrasjet e serbëve kinse të kryera nga UÇK-ja në Kosovë. Ai është marrë me pjesën se pse kinse këto krime të kryera nga UÇK-ja nuk janë hetuar por janë ndaluar hetimet.  Këtë detyrë Antonov e kreu kryesisht në zonën e Rahovecit.

“Opinioni ka të bëjë me një hetim të Policisë/Prokurorëve të UNMIK-ut për sulmin e UÇK-së në vitin 1998 ndaj popullatës serbe në Rahovac, Hoçë të Madhe, Zoçishtë dhe Retimlje, pasuar nga një rrëmbim masiv i popullatës civile. Në të mbetën 100+ burra serbë të zhdukur dhe vetëm rreth 30 të identifikuar në varreza masive (si Volujak dhe Malishevë)… Një situatë tjetër kur hetimet mjaft të mira u “shkatërruan” pa shpjegim”, thuhet në njërin nga këto raporte, ku Antonov kishte rolin e zyrtarit ekzekutiv.

Paneli Këshilldhënës për të Drejtat e Njeriut në të cilin punonte zyrtari rus, bënte shqyrtimin e ankesave për shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut të kryera nga ose që i atribuoheshin Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) si dhe i bënte rekomandime Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) në Kosovë kur ishte e nevojshme apo e përshtatshme.

Para se të punonte në Kosovë, ai kishte shërbyer si pjesë e UNMIK-ut në Sudan dhe Sierra de Leone.

Ndërsa menjëherë pas ardhjes së UNMIK në Kosovë ai ishte fillimisht zyrtar ligjor në Divizionin e Krimeve në Departamentin e Drejtësise i udhëhequr nga UNMIK, prej vitit 2004 deri 2008./Gazeta Infokus/

JU REKOMANDOJMË

Mustafa për deklaratën e Trumpit: Duhet të merret shumë seriozisht, por nuk shoh situatë favorizuese
Kryesore

Mustafa për deklaratën e Trumpit: Duhet të merret shumë seriozisht, por nuk shoh situatë favorizuese

16/06/2025 - 14:52
KQZ-ja me instruksione se si të votohet
Kryesore

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, KQZ del me një njoftim

16/06/2025 - 14:29
Një grua për herë të parë do të drejtojë shërbimin sekret britanik, kush është Blaise Metrewel?
Lajme

Një grua për herë të parë do të drejtojë shërbimin sekret britanik, kush është Blaise Metrewel?

16/06/2025 - 14:15
Deputetja e AAK-së: Kurti po rren, BE-ja nuk i lejon mashtrimet e tilla
Lajme

Pas deklaratës së Trump, Kadrijaj: Mirë që po ka fokus, por ne duhet të jemi të përgatitur për çdo zhvillim

16/06/2025 - 13:59
Kurti vendos gurthemelin për Qendrën e re të Mjekësisë Familjare në Shtime
Lajme

Kurti vendos gurthemelin për Qendrën e re të Mjekësisë Familjare në Shtime

16/06/2025 - 13:46
“Të dy jeni palaço”, Mehmetaj i reagon Kurtit e Sveçles: Nuk e përmend NjSI-në, veç pse kanë kërku kushte më të mira
Lajme

Rashiqi kundër Qeverisë për ‘Vidovdanin’, Mehmetaj: E pat shkarku Agim Veliun dhe prish koalicionin me LDK-në, tash?

16/06/2025 - 13:31

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Tunel të Parë (Emri dhe mbiemri)

    LAJMI I FUNDIT: Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Tunel të Parë (Emri dhe mbiemri)

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Trump paralajmëron se do t’i kthehet Kosovës dhe Serbisë: Biden i mori disa vendime të marra, unë do t’i rregullojë përsëri

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Gjendet i riu që u raportua si i zhdukur në Mitrovicë – kishte marrë 4 mijë euro dhe ishte larguar pa gjurmë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dalin detaje të reja nga festa, vuloset gjithçka nga Sara e Eriku

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Pamje nga afër: Qytetari incizon momentin e sulmit me raketa të Iranit në Tel-Aviv

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë