Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

La futbollin në Itali dhe investoi në Theth: Besova në premtimet e Ramës, tani po më shem’bin shtëpinë dhe ëndrrat!

11/07/2025 - 21:21
në Lajme
A A
La futbollin në Itali dhe investoi në Theth: Besova në premtimet e Ramës, tani po më shem’bin shtëpinë dhe ëndrrat!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në destinacionin më të bukur të Alpeve, fadromat e IKMT prej 5 ditësh po shembin ndërtimet pa leje. Janë 80 objekte për shembje në Theth, mes tyre shtëpia prej druri dhe lokali i të riut, Klodian Harusha, i cili u kthye nga emigrimi me shpresen për të ndërtuar të ardhmen në vendlindje.

“Unë jam Klodian Harusha, 23 vjeç, banor i Thethit. Kam qenë emigrant dhe kam luajtur si futbollist në Itali për 6 vite. U ktheva me idenë se ka të ardhme këtu por fatkeqësisht më duket se nuk ka…”, shprehet i riu.

Me 7 mijë euro të kursyera nga puna në Itali, Klodiani ndertoi fillimisht lokalin prej druri ne pronen e vet, ku sherben kafe për turistët. Besoi në thirrjen e Kryeministrit Rama për t’u kthyer dhe investuar në vendin e tij por sot investimi do te shembet. Lokali me gjithse pa leje ndertimi, ka NIPT dhe funksional prej dy vitesh dhe ka paguar taksa. Po kështu do shembet dhe shpëtiza prej druri, ku jeton aktualisht.

“U ktheva me fjalën e kryeministrit sepse beri thirrje që rinjtë të investojnë në tokat e të parëve. Unë u ktheva! Jam sorollat në bashki, asnjë info për paketën e maleve. Më kanë nxjerrë jashtë duke më thënë ‘shko kërko diku tjetër’. Pasi nuk më dhanë leje, bëra vete një ndërtesë druri që çmontohet për 2 orë, por më vunë 58 mijë euro gjobë dhe më thanë do të shembet. Po kështu do të shembet dhe shtëpia prej druri, ku jetoj aktualisht”, tha Harusha.

Klodiani është aktualisht në borxhe dhe nuk di ku të përplaset.

“Jam i zhgënjyer. Kam ardhë me kriju një jetë këtu por sot jam 95 mijë euro borxhe, duke llogaritë gjoben dhe paratë që investova”, tha ai.

23-vjeçari që la karrieren si futbollist në Itali dhe erdhi për të punuar në turizëm, në vendlindjen e tij, sot ka një thirrje të drejpërdrejtë për Kryeministrin Edi Rama:

“Kryeministrit do i kisha thënë të vejë në zbatim fjalët që ka thënë vete. Ku është paketa e maleve? Ku është mbeshtetja për rikthimin e të rinjve?

Thethjanë me toka të zanuna nuk ka! Jemi prej 5 shekujsh në tokën tonë!

Duhet të nxjerrë një plan zhvillimi dhe të na japë leje për të ndërtu në tokat tona, sipas rregullave”, përfundon ai.

JU REKOMANDOJMË

Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe
Lajme

Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe

11/07/2025 - 23:54
“Këtu humbet kryet”- Bllaca kërkonte garanci nga Brukseli për dëshmitë kundër UÇK-së
Lajme

“Këtu humbet kryet”- Bllaca kërkonte garanci nga Brukseli për dëshmitë kundër UÇK-së

11/07/2025 - 22:55
Policia kapë 5 emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor në Ferizaj, arrestohet shoferi kosovar
Lajme

Policia kapë 5 emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor në Ferizaj, arrestohet shoferi kosovar

11/07/2025 - 22:49
“Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”- Bllaca kërcënonte EULEX-in duke premtuar dëshmi për “peshqit e mëdhenj” në Hagë
Kryesore

“Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”- Bllaca kërcënonte EULEX-in duke premtuar dëshmi për “peshqit e mëdhenj” në Hagë

11/07/2025 - 22:45
Pozhari: Po rriten ndasitë mes partive, zgjedhjet po duken të pashmangshme
Lajme

Pozhari: Po rriten ndasitë mes partive, zgjedhjet po duken të pashmangshme

11/07/2025 - 22:29
Popullsia e BE-së arrin rritje rekord
Lajme

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord

11/07/2025 - 22:24

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • E vizitoi të dënuarin me burgim të përjetshëm, reagon Ziza Pajaziti

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Osmani e përmendi Vuçiqin si ministër të propagandës së Millosheviqit në SHBA, Petkoviq reagon me gjuhë fyese

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Mbindërtim pa leje në çatinë e “Mitrovica Mall”, Inspeksioni i jep një ditë afat investitorit Riad Bashota ta demolojë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Lajmi i fundit: Del raporti psikiatrik për Naim Murselin, ky është rezultati

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë