Los Angeles Lakers është finalist i Konferencës Perëndimore në NBA.
Lakers në gjysmëfinale eliminuan kampionin aktual të NBA, Golden State Warriors, duke e mposhtur me seri 4-2.
Në ndeshjen e cila u zhvillua mengjesin e së shtunës, Lakers fitoi me rezultat me rezultat 122-101.
LeBron James ishte basketbollisti më i dalluar në ndeshje me 30 pikë, nëntë kërcime dhe nëntë asistime, kurse te Warriors u dallua Steph Curry me 32 pikë, gjashtë kërcime dhe pesë asistime.
Në finalen e Konferencës Përendimore, La Lakers do të përballet me Denver Nuggets, të cilët e eliminuan Phoenix Suns.