Laorent Shabani është pa skuadër. Ish-sulmuesi i Kombëtares e mbylli përfundimisht me Norrkopingun në Suedi.
Për herë të fundit luajti me Varbergs Bois në kategorinë e dytë suedeze. 26-vjeçari me ekipin në fjalë shënoi tetë gola në vitin 2025.
Anësori i majtë ka luajtur në Suedi ku ka lindur, por edhe në Spanjë. Pasi ftohet rregullisht te moshat e Suedisë deri tek ekipi U-19, më pas kaloi te Shqipëria U-21. Aty ku mori minuta në dy ndeshje./Indeksonline/










