Këngëtari Labinot Rexha sot është përballur me thashethemet se ai ka një fëmijë me një serbe.
I pyetur nga moderatori Alaudin Hamiti rreth kësaj çështje se kinse Labi ka një fëmijë jashtëmartese me një serbe, këngëtari ka mohuar kategorikisht këta zëra.
“Shumë mirë që ka ardh mundësia me u sqaru njëherë e përgjithmonë. Ndonjëherë kur ndihmon dikë ja sheh edhe sherrin. Është një kushëri i imi, e din gjithë Rahoveci, e dinë gjithë familja e tij, sepse ai e din dhe e ka bërë ADN-në është Vesel Rexha. Kjo vajza ka punuar në një klub nate, kanë bashkëjetuar dhe ka mbetë shtatëzënë dhe në muajin e 4 ka desht me hekë, dhe në Zvicër nuk lejohet me hekë dhe ka shku në Serbi. Ajo ka parë gjithë shoqërinë që e ka në rrjete sociale, na ka kontaktu ka bërë thirrje që me ja pranu fëmiun. I kam thënë që unë do të vijë dhe do të ndihmojë, kam tentu me Veselin me folë disa herë. Por, ai është një djalë i cili nuk ka desht as me pranu që është djali i tij. Ajo ka kërkuar ndihmë prej krejt familjes Rexha.”, ka theksuar ai.
“Në momentin që do të dali nga kjo shtëpi do të bëjë ADN”, ka shtuar ai.











