Banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, ka ndarë në mëngjes ëndrrën me banorët e tjerë.
Ai pretendon se i është shfaqur ylli i futbollit brazilian, Ronaldo Luis Nazario de Lima.
“Jam zgjuar jerem, kam parë ëndërr Ronaldon e Brazilit, më dha kupën, më tha: luaj me këta krejt. Ti je fituesi”, u shpreh Labi.
Ky moment i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e fansave të tij, të cilët kanë komentuar me humor dhe kureshtje mbi ëndrrën e banorit dhe lidhjen e saj simbolike me fitoret dhe ambiciet brenda shtëpisë së Big Brother.
Kjo ka shkaktuar të qeshura te konkurrentët e tjerë marrë parasysh mënyrën se si e tregoi Labi.












