Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Gjakovës, Adelina Shehu, është përfshirë në një veprim që bie ndesh me rregullat që vetë institucionet shëndetësore të vendit i promovojnë dhe zbatojnë.
Shehu ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shihet duke konsumuar puro në një aheng të mbajtur në ambient të mbyllur – veprim ky që përbën shkelje të qartë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila ndalon rreptësisht konsumimin e duhanit në hapësira të mbyllura.
“Lady” është mbishkrimi që drejtoresha i ka vënë fotografisë:

Fakti që vetë drejtoresha e ka publikuar foton në rrjetet sociale e bën rastin edhe më të papërgjegjshëm, duke pasur parasysh se ajo merret drejtpërdrejt me fushën e shëndetësisë dhe duhet të japë shembull për respektimin e ligjit.
Personat fizik që e shkelin Ligjin për Kontrollin e Duhanit dënohen me gjobë prej 50 euro. Ndërkaq, ata fizik marrin gjobë 3000 euro.
Mbikëqyrja e Ligjit për Kontrollin e Duhanit tashmë ka kaluar në kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë./Insajderi