Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lajçak: Po përgatisim terrenin për përparim të shpejtë menjëherë pas zgjedhjeve për dialogun Kosovë-Serbi

04/10/2024 - 20:59
në Kryesore, Lajme
A A
Lajçak konfirmon: Javën e ardhshme takim i ri Kosovë-Serbi në Bruksel për çështjen e dinarit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe modernizimi i Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës (BeH), duhet të jenë ndër prioritetet në rajon, tha të premten i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak.

Duke folur të premten në forumin 2BS në Budvë të Malit të Zi, Lajçak tha se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përbëjnë sfidën më të madhe strategjike në rajon, sepse, sipas tij, ato ndikojnë në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian.

Ai përkujtoi se Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshje në fillim të vitit të kaluar për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve, duke theksuar se, sot, 18 muaj më vonë, nuk ka përparim të dukshëm në zbatimin e saj.

Kosova ngul këmbë që kjo marrëveshje të nënshkruhet së pari, edhe pse BE-ja thotë se ajo është e detyrueshme pavarësisht nënshkrimit, ndërsa Serbia ka shprehur rezerva për zbatimin e plotë të saj.

“Ne shohim përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të arritur sundimin e ligjit në veri të Kosovës. Të gjithë e mbështesin sundimin e ligjit, por për fat të keq, është bërë në atë mënyrë që nxit kundërshtime nga bashkësia ndërkombëtare dhe zhgënjim nga komuniteti vendës. Prandaj edhe kemi më shumë tensione”, tha Lajçak.

Ai iu referua veprimeve rishtazi të autoriteteve kosovare për mbylljen e institucioneve paralele serbe në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

“Unë shtroj pyetjen: cila është alternativa për këtë konfrontim, tension? Kujt i sjell dobi? Sigurisht që jo qytetarëve, e as Kosovës, Serbisë e rajonit. Pra, ne e dimë se çfarë duhet bërë, dhe tani pyetja është: pse të mos e bëjmë këtë?” tha ai.

Duke qenë se Lajçakut i është zgjatur mandati deri në janar të vitit 2025, një nga pyetjet ka qenë nëse ai pret përparim në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri atëherë.

“Në Kosovë po vijnë zgjedhjet dhe nga përvoja politike e di se rrallë mund të priten ndryshime të mëdha para zgjedhjeve”, u përgjigj Lajçak.

“Por, ne po përgatisim terrenin për përparim të shpejtë menjëherë pas zgjedhjeve”, shtoi ai.

Kosova do të mbajë zgjedhje parlamentare në shkurt të vitit të ardhshëm.

Një nga temat e diskutimit në këtë forum të premten ishte edhe sulmi i armatosur kundër Policisë së Kosovës vitin e kaluar në Banjskë, për të cilin i dërguari evropian tha se kishte ndikim shumë të dëmshëm në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

“BE-ja ishte shumë e qartë: ata që janë përgjegjës për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi. Dhe ne e dimë se cilët janë këta njerëz, disa prej tyre pranuan përgjegjësinë dhe është për keqardhje që ne nuk e shohim atë përgjegjësi”, tha Lajçak.

Ai shtoi se BE-ja do të vazhdojë të ngulë këmbë në përgjegjësi, sepse rastet si Banjska nuk duhet të kalojnë pa ndëshkim për përgjegjësit.

Më 24 shtator 2023, një grup i armatosur i serbëve e sulmoi policinë kosovare dhe vrau policin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit mbetën të vrarë edhe tre sulmues serbë.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Ai është i paarritshëm për autoritetet kosovare dhe gjendet në Serbi.

Prokuroria kosovare ngriti aktakuzë ndaj Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë për sulmin në Banjskë, tre prej të cilëve dolën para gjykate javën e kaluar, ndërkohë që pjesa e mbetur janë në arrati.I’m

JU REKOMANDOJMË

Deputeti gjerman: Serbia kreu gjenocid në Kosovë
Lajme

Deputeti gjerman: Serbia kreu gjenocid në Kosovë

12/07/2025 - 21:06
Konfirmohet: Trump do të jetë i pranishëm në finalen e Kupës së Botës për Klube
Lajme

Konfirmohet: Trump do të jetë i pranishëm në finalen e Kupës së Botës për Klube

12/07/2025 - 20:59
“Marrëdhënia jonë nuk është reciproke”, Trump përshkallëzon luftën tregtare me BE, tarifa prej 30%
Lajme

“Marrëdhënia jonë nuk është reciproke”, Trump përshkallëzon luftën tregtare me BE, tarifa prej 30%

12/07/2025 - 20:46
“Bujaria Home” ka filluar ndërtimin e objektit supermodern në Mitrovicë
Lajme

“Bujaria Home” ka filluar ndërtimin e objektit supermodern në Mitrovicë

12/07/2025 - 20:41
Qytetari bleu kos në Viva Fresh në Shupkovc të Mitrovicës, i del i mykur (Foto)
Lajme

Qytetari bleu kos në Viva Fresh në Shupkovc të Mitrovicës, i del i mykur (Foto)

12/07/2025 - 20:17
Nis takimi i Kurtit me ndihmëssekretarin e Shtetit
Lajme

Nis takimi i Kurtit me ndihmëssekretarin e Shtetit

12/07/2025 - 20:03

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

    Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Peci i reagon Osmanit: Qeveria Kurti e hodhi në shportë marrëveshjen e Trumpit, po të ishte zbatuar…

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Maqedonia e Veriut mbyll kufijtë, asnjë automjet nuk lejohet të hyjë në territor- Ja çfarë po ndodh

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë