Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lajm i keq për deputetët e kuvedit të Kosovës: Pritet të ulet paga e tyre

17/01/2022 - 08:03
në Kryesore, Lajme
A A
Kriza energjetike, Kuvendi mban nesër seancë të jashtëzakonshme për shpalljen e Gjendjes Emergjente
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në këtë rregullore janë paraparë sanksionet financiare të deputetëve për mungesë në seanca. Pas përfundimit të draftit për rregulloren e re të punës së Kuvendit të Kosovës, pritet që i njëjti të shqyrtohet dhe miratohet në lexim të parë brenda këtij muaji.

Deri në këtë fazë të gjitha partitë politike janë shprehur pro miratimit.

Rregullorja e re e punës së Kuvendit do t’i përfshijë edhe sanksionet financiare për deputetët që nuk marrin pjesë në seanca plenare dhe nuk e lajmërojnë paraprakisht kryetarin e Kuvendit.

Nga KDI thonë se zgjedhjet lokale ndikuan në punën e Kuvendit të Kosovës, me ç’rast edhe u vonua procedimi i rregullores së re të Kuvendit.

‘Fillimisht ishte menduar që rregullorja të procedohet në sesionin pranverorë të vitit të kaluar, më pas u shty për atë vjeshtorë, por zgjedhjet lokale penguan dinamikën…Duket se këtë herë ka gatishmëri që të arrihen së paku 80 vota dhe rregullorja e re të kalojë në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi Agnesa Haxhiu nga KDI.

Anëtari i LVV-së në grupin punues, Adnan Rrustemi pret që kjo rregullore gjatë këtij muaji të jetë në Kuvend për procedim dhe miratim.

“Rregullorja e re e Kuvendit, iu shërben të gjithëve. Gjithsesi pres që në janar rregullorja të jetë në shqyrtim dhe lexim të parë, pastaj në përputhje me procedurat që ka rregullorja e vjetër, të presim amandamentimet që sjellin deputetët”, deklaroi Rrustemi për RTV 21.

Anëtarët e PDK e LDK në grupet punuese nuk janë deklaruar nëse do të votojnë pro rregullores së re, derisa nga AAK kanë thënë se do ta votojnë këtë rregullore.

“Edhe kjo legjislaturë sikurse edhe ato paraprake janë vonuar në miratimin e rregullores. Në fakt rregullorja nuk është miratuar pasi LVV ishte kundër gjatë gjithë këtyre viteve. Ne jemi për dhe kemi marrë pjesë në hartimin e rregullores”, deklaroi Besnik Tahiri.

Rrustemi thotë se me rregullore parashihet edhe ndëshkimi i deputetëve nëse ata mungojnë në seanca pa lajmëruar paraprakisht Kryetarin e Kuvendit.

“Rregullorja e re adreson edhe çështjen e mospjesëmarrjes së deputetëve në seanca parlamentare. Natyrisht se është paraparë se ashtu siç marrin mëditje deputetët duke marrë pjesë në seanca, do të ndëshkohen financiarisht nga paga bazë deputetët që nuk marrin pjesë në seanca pa njoftuar paraprakisht Kryetarin e Kuvendit”, deklaroi Rrustemi.

Për këtë rregullore nevojitet vota e 2/3 së deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Ja ku ka ikur Milan Radojçiq sipas mediave serbe

“Radojçiqi lëvizte me 5 badigardë e plot vetura” – Gashi tregon si lëvizte famëkeqi i Veriut
13/11/2026 - 17:26

Milan Radojiçiqi, personi kryesor dhe organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, dyshohet se është larguar nga Serbia dhe është vendosur në Rusi. Ish-inspektori i pavarur i Agjencisë së...

Më shumëDetails

Dështon rezoluta e propozuar nga PDK

Dështon rezoluta e propozuar nga PDK
13/11/2026 - 17:17

Kuvendi i Kosovës është kthyer për t’i vazhduar punimet e seancës, e cila u ndërpre pasi kuvendarët shkuan në pauzë. Si pikë e parë, kryetarja e Kuvendit, Albulena...

Më shumëDetails

Polici Korab Pepaj dënohet me 3 vite burgim, qëlloi me armë tek “Ura e Bistricës” Milan Jovanoviqin pasi ky i fundit nuk u ndal në pikëkontroll

Polici Korab Pepaj dënohet me 3 vite burgim, qëlloi me armë tek “Ura e Bistricës” Milan Jovanoviqin pasi ky i fundit nuk u ndal në pikëkontroll
13/11/2026 - 16:42

Zyrtari Policor, Korab Pepaj, është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e Mitrovicës duke u dënuar me 3 vite burgim për vrasje në tentativë të Milan Jovanoviqit në prill...

Më shumëDetails

Vodhën 6 kilogramë ari dhe stoli në vlerë mbi 1 milion euro, hajnat depërtuan përmes murit në argjendari në Prishtinë – Prokuroria ngre aktakuzë

Vodhën 6 kilogramë ari dhe stoli në vlerë mbi 1 milion euro, hajnat depërtuan përmes murit në argjendari në Prishtinë – Prokuroria ngre aktakuzë
13/11/2026 - 16:26

Një vjedhje e rëndë që dyshohet se u krye gjatë naftës së 18 dhe 19 janarit të këtij viti në një argjendari në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë,...

Më shumëDetails

Apeli nuk ia pranon kërkesën Rozeta Hajdarit për rrëzimin e aktakuzës, rasti shkon në gjykim

Apeli nuk ia pranon kërkesën Rozeta Hajdarit për rrëzimin e aktakuzës, rasti shkon në gjykim
13/11/2026 - 15:28

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesat e mbrojtësve të Rozeta Hajdarit, Irfan Lipovicës, Hafiz Garës dhe Ridvan Muharremit, duke lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore...

Më shumëDetails

“Kjo është krim, kjo është hajni”, Zemaj: Rritet buxheti për barna, por edhe mungesat, abuzimet dhe tenderomania

“Kjo është krim, kjo është hajni”, Zemaj: Rritet buxheti për barna, por edhe mungesat, abuzimet dhe tenderomania
13/11/2026 - 14:54

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka deklaruar se përkundër rritjes së buxhetit për barna, janë shtuar mungesat e tyre, abuzimet dhe, siç i quajti ai, tenderomania me barna.Gjatë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    383 Shpërndaje
    Shpërndaje 153 Tweet 96
  • Skandal: Pas intervistimit në Stacionin Policor në Vushtrri, në vend se të lirohen dhe vihen në mbrojtje të shtetit, ndalohen dy personat e sulmuar nga Ibrahim e Albin Gërbeshi

    212 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • Skandali i vitit i policisë e prokurorit: Ndalohen për 48 orë dy të rinj që vepruan në vetmbrojtje ndaj sulmit fizik dhe më armë të Ibrahim dhe Albin Gërbëshit

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Vjedhje me “stil” në një pikë të “Viva Fresh-it, i riu planifikon çdo detaj – arkëtarja mbetet e shokuar

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Publikoi video në Facebook me një armë pranë vetes, Policia ia bastis shtëpinë në Mitrovicë – E.G. përfundoi nën hetime

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë