Presidenti amerikan Donald Trump ka ftuar presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në Bordin e Paqes, raporton Gazeta Online Veriuinfo.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Osmani duke publikuar ftesën.
Njoftimi i plotë:
Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt.🇽🇰🇺🇸
Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën Presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike.
Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej.
Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes – dhe ne jemi gati.














