Dy të mitur janë therrur me thikë ditën e sotme në Skenderaj, saktësisht në sheshin “Adem Jashari”, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, përkatësisht zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili për Veriu.info ka thënë se të lëbduarit kanë marrë tretman mjekësor.
Sot, rreth orës 13:00, policia ka pranuar informatën për dy persona të lënduar në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj. Bazuar në hetimet fillestare, si pasojë e një përleshje janë lënduar dy persona të moshës së mitur, të cilët dyshohet se lëndimet i kanë pësuar nga një mjet i mprehtë. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësore. Ndërsa në cilësi të të dyshuarit është arrestuar një person poashtu i moshës se mitur.” – ka thënë Zahiti për Veriu.info.