Një person ka mbetur i plagosur para pak minutash në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se viktima është i moshës 38 vjeçare.
Personi i plagosur është dërguar në Spitalin e Mitrovicës.
Veriu.info ka kontaktuar këtë institucion por të njëjtit nuk kanë dhënë përgjigje.
Gjendja e viktimës nuk dihet.