Një person mbeti plagosur me armë zjarri sot në Mitrovicë.
Veriu.info raportoi ekskluzivisht se i plagosur mbeti Ismajl Hyseni.
Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë dy persona të dyshuar për këtë ngjarje.
Kështu ka komfirmuar për Gazetën Online Veriu.info zëdhënësi i Policisë, Ilmi Prekazi.
“Për këtë rast janë identifkuar dy persona të dyshuar dhe janë në kërkim të njësive policore por ende nuk janë arrestuar.” – ka thënë Prekazi për Veriu.info.
Kujtojmë që personi u plagos në këmbë dhe u dërgua në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor, nga ku u transportua në QKUK.